75 mijë shqiptarë janë persona të padëshiruar për vendet e Bashkimit Europian, për shkak të veprimtarisë së tyre të paligjshme ose shkeljes së rregullave të lëvizjes. Shifra raportohet nga Drejtori i Kufirit dhe Migracionit, Pëllumb Nako, në një tryezë për lëvizjen e lirë, organizuar nga Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim.
“Në momentin që ka filluar liberalizimi i vizave në mënyrë informale ka qenë rreth 75 mijë numri i personave të cilët kanë qenë të padëshirueshëm në hapësirën Shengen, pra, 75 mijë persona të cilët ishin kandidatë për emigracion ilegal, 75 mijë persona që nuk plotësonin më kushtet për të hyrë në zonën Shengen”,-thotë Nako.
Nako shpjegon se shifra alarmante i ishte raportuar policisë nga homologët e vendeve të BE-së. Edhe sot, pas dy viteve nga liberalizimi i vizave, problem mbetet emigracioni ilegal, drejt vendeve të rajonit, veçanërisht Greqisë si dhe kalimi i kufirit me dokumenta të falsifikuara.
“Shtetasit shqiptarë përdorin dokumenta false në hapësirën Shengen. Kriza ekonomike që ka kapur vendet tona fqinje ka bërë që shumë nga këta shtetas t’i drejtohen tregut të zi për të gjetur dokumenta false dhe për të kaluar në drejtim të vendeve të tjera të hapësirës Shengen, qoftë dokumenta, karta identiteti të shteteve fqinj, qoftë edhe vula të vendeve fqinj, për të përfituar, për të jetuar apo për të punuar kryesisht në vendet e Europës veriore, duke tentuar ndoshta edhe më shumë Anglinë”,-thekson ai.
7 milionë shtetas shqiptarë kanë lëvizur në vendet e Bashkimit Europian pas liberalizimit të vizave, ndërsa çdo vit, në këto vende kanë depërtuar rreth 75 mijë shqiptarë që kanë shkelin afatet e qëndrimit. Punësimi, problemet sociale, gjakmarrja por edhe arsyet politike janë shkaqet kryesore për azilantët shqiptarë me destinacion Belgjikën, Francën dhe Greqinë./AS
Pellumb a nuk na thua , ne kohen kur drejtohej Ministria e Brendeshme nga Agron Musaraj e ti drejtoje zyren e interpolit ne Tirane, perse nuk e zbatoje kerkesen qe bente Italia per te arrestuar vellain e Drejtori te Pergjithshem te Qarkullimit, Edmond Kazazi, per trakik droge ?
Je tipiku i njeriut te korruptuar ne rradhet e policise dhe pergjegjes ti e shefi yt Agron per ato dhjetra te vrare ne Berat dhe jo vetem.
Te kujtohet kur u bene ato arrestimet ne pragvjeshten e vitit 1996 ne Berat ?
Te doli emri atehere dhe jo vetem te doli emri.
Ti je i pesti ne Drejtorine e Policise mbas atyre ne fotos qe duhesh akuzuar per shitjen e informacioneve dhe nxjerrjen e kolegeve ne prite.
Bah sa ndot qe me vjen kur shikoj qe ti menaxhon pjese te ketij shteti.