Publikohet sondazhi i katërt i MRB: 43 përqind PS, 35.4 përqind PD nëse votohet këtë të dielë. Rreth 12 përqind bojkotues dhe të pavendosur

time

Sondazhi i katërt i Euronews Albania në bashkëpunim me kompaninë e sondazheve MRB, zbulojnë këtë prirje vote të shqiptarëve nëse zgjedhjet parlamentare do të mbaheshin të dielën.

43% – PS

35.4% – PD

5.2% – LSI

3.8% – Parti të Tjera

Nga ana tjetër, 3.6% e 2500 të pyeturve janë shprehur se nuk do të marrin pjesë në votime, ndërsa numri i të pavendosurve është 8.5%.

Shifra e dalë nga prirja e votës nuk llogarit votuesit e papërcaktuar.

Në zgjedhjet e vitit 2017, PS doli forcë e parë me 48.3% të votës së qytetarëve, PD forcë e dytë me 28.9% të mbështetjes, LSI mori 14.3% të votës popullore, ndërsa 3.7%

Përveç Lëvizjes Socialiste për Integrim e cila ka pësuar një përgjysmim të mbështetjes që nga publikimi i sondazhit të parë, PS dhe PD kanë shënuar një rritje në prirjen e votës së shqiptarëve, respektivisht me 1.2% dhe 7.2%.

3,5 milionë shqiptarë, nga të cilët 50.5 % e tyre janë votues meshkuj dhe 49.5 % e tyre janë votuese femra kanë të drejtën e votës në zgjedhjet e 25 prillit 2021 në Shqipëri për të votuar parlamentin e radhës.

Ky sondazh është një nga disa sondazhet që po zhvillohen nga kanale TV të ndryshme. Sipas organizatorëve u sonduan 2500 të intervistuar në periudhën 17-31 mars 2021 në zona rurale dhe urbane në Shqipëri.
n.s. / dita
Share This Article
14 Comments
  • Prap e hengri lulushi ! A do largohet nga pd apo do beje perseri revolucione me molotov ? Apo do dali presidenti mbi palet i shoqeruar nga plaku mere per ti prire 2 milion shqiptareve ne revolucionin qe do ta udheheqin ata te dy ?

    • Hahahahaha ___loooooooooooooool

      Sondazhi i Euro-News Albania, duhet quajtur Sondazhi i Euro-News Greqia ,

      Sepse pronari i atij Euro-News
      eshte nje grek i qelbur qe ben politiken e spiuneve te Greqise

      Keto Sondazhe do vazhdojne tani te dalin perdite te na mbushin mendjen
      se sa me shume diskretiohet hajduti i Surrelit, me gjyqet ku humbet nga 110 milion dollare,e me pislleqet e tij
      aq me shume do votohet , lol

      As qe diskutohet fare qe Rama eshte i Humbur ne votimet qe vjen ,
      sepse ai eshte i deshtuar dhe i diskreitituar me humbjet skandaloze ne ekonomi,
      me cmimet e larta ne Karburant, ne uje, ne drita, ne shtrimin e rrugeve me nga 20 milionn dollare ne 1 Km,
      me miliona dollare qe ua shperndan milionereve te familjes se tij ,
      me koncesionet kriminale ne rruge e ne Aeroporte etj etj

  • Shqiptaret kesah here do votojne komplet forca e reja politike . Keto tre banda te PPSH ,populli do i hedhi ne lane kesaj here .Me ne fund duhet te imitojme vellezerit tane Kosovare ,qe zhduken nga faqja e dheut te gjithe te korruptuarit .Keto sondazhe nuk jane fare te sakta ,cojne uje ne bacen e pardesy bardheve ,te Katovices .

  • Kompanite qe realizojne sondazhet, i zbatojne te gjitha kriteret meqellm marrjen e nje rezultati sa me te sakte.

    Eksperienca ne Shqiperi ka treguar qe sondazhet e ngushta ne rezultat, qeveri opozite, nuk dalin.
    Pra, opozita ose qeveria, duhet te marrin nje rezultat 60% ne sondazhe, qe ta kene te sigurte fitoren.

    Arsyet nga eksperienca ime, pse nuk dalin sondazhet/

    – Shume nga te anketuarit qe shprehen se nuk e kane vendosur se per ke parti do votojne, e kane vendosur drejtimin e votes.

    – Disa nga kontigjenti qe shprehen se nuk do te marrin pjese ne votime, dhe qe nuk jane pak, ndryshojne mendje ditet e fundit para votimeve.

    – Me e rendesishme eshte se shume nga te punesuarit ne shtet, e deklarojne voten gjithmone ne favor te qeverise.
    – Javen e fundit para zgjedhjeve, shume zgjedhes ndrrojne mendje;shkaqet jane te shumta, presione, nderhyrje miqsh.

    – Nga kontigjenti qe deklarojne se nuk e kane vendosur, shumica jane votues te opozites.

    – Kujdes tregohet nga partite ne perzgjedhjen e anetareve te komisionit ne qendren e votimit.
    Preferojne ndonje anetare nga familje qe kane shume vota, ku vota e tyre ne zgjedhjet e kaluara, mund te kete shkuar tek kundershtari.

    Votimi edhe per kandidatet, do te prodhoje nje rezultat ndryshe nga sa tregojne sondazhet.

  • Nuk jane fare te verteta keto sondazhe. Jane te bera ne tavoline dhe te pagura nga qeveria. Eshte strategji e njohur si opresion mbi votuesit . Shtypet votuesi gri te cilit i thuhet mos voto, se eshte e kote, ata e kane te fituar. Funksionon deri ne njefare mase 2-3% e shumta por jo me teper. Ju kujtohen sondazhet per Hilary Klinton? Ato e nxirrnin 12 % me teper se Trump. Si mbaroi,? Nuk kane shans qeveria te fitoje keto zgjedhje . Ka nje urrejteje te papare tek njerezit. Edhe pse shume sjane te bindur me opoziten prape thone le ta marre kush te doje vetem Rama jo.

  • Bëjani qefin vetes, o ju të byrektores. Rama diskutohet nëse do të fitojë 74 apo 84 mandate. Kjo është pikëpyetja e madhe. Populli e sheh përditë sesa punon Rama. Dhe i bën krahasimet me kohën kur vendin e sundonte PD-ja. Dhe me atë që bëtë sê fundmi me kullën e Rinasit edhe ata që ishin të pavendosur e dinë tani për kë do votojnë. Për mua është me shumë rëndësi se si do dalin zgjedhjet në 2025-ën?! Se këto të 25 prillit janë të palosura.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *