Policia italiane ka publikuar videon ku Kastriot Zhuka ka ndjekur viktimat e tij të enjten në një nga lagjet e Milanos në Itali.
Rreth orës 9, Zhupa i ka kërcënuar viktimat e tij pranë një lokali , duke i bërë me shenjë se :“Prisni, do të kthehem”.
Policia sqaron se Zhuba ka ndjekur për një distancë të gjatë shqiptarin Mondi Kthella drejt një parku, ku ky i fundit ka shpëtuar duke u fshehur nga errësira e natës dhe bimësia përreth.
Mediat italiane komentojnë se ajo që bie në sy është qetësia me të cilën Zhupa vepron, ku pasi dështon në gjetjen e Mondi Kthellës, kthehet për të vrarë kushëririn, Arben Kthella.
Shtetasi shqiptar, Kastriot Zhuba mbrëmjen e së enjtes ekzekutoi Arben Kthellën dhe shtetasin marokenin Ibrahim Sharara, ndërsa plagosi në shpinë dhe Mondi Kthellën. /E. K
