Televizioni “News24” publikoi një video ku pretendohet se tregohet kërcënimi i dëshmitarit të mbrojtur të çështjes CEZ.
Në fakt video e shfaqur nga gazetari Artan Hoxha nuk përmban audio, ndërsa vetë gazetari shprehet se: “Kastriot Ismailaj akuzohet për pastrim parash, aktualisht ndodhet në burgun e Fierit. Ka një tjetër gjyq për pronësinë për DIA-n. Akuzat e ndërsjella në Shqipëri kanë vënë në pikëpyetje njerëzit që kanë sakrifikuar për të mirë të shtetit shqiptar, për të shpëtuar shtetin nga humbja me deklarimet e tyre në Vjenë dhe Pragë. Janë disa dëshmi, dhe mes tyre ajo e ish-drejtorit të CEZ. Pas ka dhënë dëshminë në favor të shtetit shqiptar, ky dëshmitar është marrë në mbrojtje, pasi është kërcënuar, gjurmuar dhe ndjekur në vazhdimësi. Synonin që t’i bënin presion që ai të dëshmonte në favor të DIAs. Efektivët e forcave RENEA e kanë mbrojtur me përkushtim. Mbas momentit kur u deklarua se ky person është kërcënuar sërish, është kërcënuar sërish. Është identifikuar ky person, i është publikuar emri, fotot, bizneset, janë hedhur akuza të rreme për ta trysnuar dhe për ta trembur. Edhe gjatë 24 orëve të fundit. Ai është zgjedhur si kokë turku në mënyrë që konflikti politik që tashmë është zgjeruar, të bëjë që ky njeri të heshtë. Dëshmia e tij tashmë është dhënë në Vjenë, dhe deklarime të tjera të tij, u janë vënë në dispozicion diplomatëve të huaj, të cilët janë treguar të gatshëm të garantojnë paprekshmërinë e këtij personi, dhe ndjekjen e çështjes”.
Takimi është bërë në 11 shtator, rreth orës 14:40 minuta. “Është tentuar të bëhet trysni nga institucionet shtetërore, i kam vendosur gjobë biznesit të tij për gjëra jo ekzistente. Dëshmia e tij e dhënë në Vjenë u publikua. Ky nuk mbrohet nga Prokuroria sepse s’ka statusin e të penduarit. Kemi të bëjmë me një aferë të madhe korruptive. Ky korrupsionin ka dëmtuar shtetin dhe qytetarin. Aferë korruptive në mijëra euro. Përshëndes deklaratën e Berishës dje dhe të Metës sot”, vijon gazetari.
Por shfaqja e videos ngre dyshime të shumta në lidhje me atë se çfarë realisht është diskutuar. Mungesa e zërit bën që të mos kuptohet nëse e kanë kërcënuar apo kanë biseduar për diçka tjetër.

PO KU KA NEVOJE PER DESHMI PER ILIR METEN QE ESHTE HAJDUT MORE.
HAHAHAHHAHAHAHHAHAHAHAHAHAHAHHAHAHAH
Mendoj se ti besh nje kercenim me jete nje deshmitari te mbrojtur ne ambjente te tilla me njeres aq me shum nga nje JURIST o ky hoxha ja fut kot per te bere lajm ose ka qellime te erta te nje aneshme se dhe zbulimi i nje parcelle me kanabis ne devoll po ta shikosh me kujdes te le te kuptosh si e qellimshme kunder policise se shtetit nga njera ane thote nuk mund te zbulohet nga avjoni special ruhej me arme nderkoh na tregon nje shishe bosh e nje sopate te fshehur !Dihet se po te kesh kallash ne dore sopates i bie vlera se dyti ruhej ruga me postebllok policie dhe nje makine e dyshuar nuk lejohej pervec hoxhes me kameramane !EC E BESO PO DESHE
jo mo jo
ai “juristi” i mmmetes ..ops DIA-s ka vajtur ta pyesi per shendetin
ka vajtur ta pyesi e pi qumshtin me kakao apo kafe
cfare ke zhgaravitur me poshte per kanabisin dhe sidomos per fotot qe mund te beje nje avion nga nje lartesi e caktuar ne nje terren aq te thyer
te ben nje rilindiot
do kishin guxim te qellonin mbi nje trup gazetaresh ??
ore jeni mire nga mendja juve ?
ndonje klase shkolle keni bere ?
Sa me shume njerzit mesohen me genjeshtren
aq me shume do urrejne ata qe ju thone te verteten !
News 24 dhe Artan Hoxha, po luajne nje loje te dirigjuar te piste dhe te ndyre!
Nuk ja vlen te ndiqet me ky Hoxha. Gjithashka shkruan ose nxjerr keto vitet e fundit e ka pjelle te fantazise se tij ose te ndonje tjetri.
z.Love!Po te ve ne dieni ashtu kot sa per te krojtur dhembet kam mbaruar shkollen e mesme te pergjitheshme ne kohen kur saliu ish sekretar byroje iP.P.SH.se mbase ti me shkollen e plepave patjeter qe di me shume por ja qe shumica nuk te perkrahu faleminderit