Objekti i shkrimit tim të dytë mbi reformën në arsimin e lartë shqiptar, pas çështjes së akreditimit, të trajtuar në një shkrim të mëparshëm, është një tjetër ccështje e rëndësishme, ajo e kërkimit shkencor.
Në universitetet në botë, sidomos në ato perëndimore, ka dy komponentë bazë: teaching (mësim-dhënie) dhe research (kërkim shkencor). Në universitetet shqiptare ekziston vetëm komponenti i parë, pra mësimdhënia, ndërsa i dyti prej vitesh është inekzistent dhe nuk funksionon më (them prej vitesh pasi në kohen para demokracisë ky komponent, ndonëse i kufizuar dhe i politizuar, funksiononte, sidomos në fakultetet e shkencave të natyrës, ato teknike dhe humanitare).
Pedagogët në universitetet tona në kohën e tyre të punës bëjnë vetëm orët mësimore, pa ju dedikuar aspak punës kërkimore shkencore. Ndarja në raportin teaching/research nuk ekziston, ato që quhen “sabaticals” (pra lejet afat shkurtra dhe afatgjata për pedagogët për punë shkencore) nuk ekzistojnë, vlerësimi vjetor i çdo pedagogu në bazë të prodhimtarisë shkencore (pra libra, artikuj dhe punime të ndryshme shkencore të botuara sipas një plani të përcaktuar) nuk ekziston, dhe shumica e punimeve shkencore, qoftë artikuj apo libra të botuar në Shqipëri, janë më së shumti përkthime apo plagjiatura, pra nuk ka shkencëtë mirëfilltë dhe origjinale.
Një tjetër element i kërkimit shkencor janë aktivitetet shkencore si konferencat, leksionet e hapura, përurimet e librave etj, të cilat në universitetet tona, sidomos ato publike, janë të rralla dhe tepër modeste në aspektin shkencor. Të vetmet konferenca që organizojnëdepartamentet janë ato me punimet e doktoraturave të pedagogëve të tyre, si nevojë për plotesimin e kriterit të referimeve për marrjen e titujve, por që janë tepër formale dhe aspak shkencore.
Një element shumë i rëndësishëm që do të rriste shumë cilësinë në universitetet tona është bashkëpunimi me universitetet e huaja. Mundësitë që ekzistojnë sot janë të mëdha si në drejtim të binjakëzimeve, të diplomave të përbashkëta (joint-degrees), programeve të përbashkëta, shkëmbimit të studentëve, leksioneve të hapura me lektorë të huaj (guest lectureres), konferencave ndërkombëtare, projekteve apo studime shkencore me studiues apo institute kërkimore perëndimore etj. Në universitetet tona nuk ka bashkëpunime të tilla, pasi barrierë në rradhë të parë bëhen vetë drejtuesit e arsimit të lartë, të cilët më së shumti janë individë që janë shkolluar në kohën e komunizmit dhe nuk kanë as njohuritë, as kompetencat, as ineciativën për të zhvilluar të tilla iniciativa.
Pra shkurt Shqipëria është një vend ku nuk prodhohet shkencë dhe vendet kryesore ku duhej të prodhohej kjo shkencë, pra departamentet dhe fakultetet, janë të atrofizuara në këtë drejtim. Shumica e librave që botohen në Shqiperi nga punonjësit e universiteteve,me të cilët ata marrin titujt shkencorë apo ua japin si literaturë studentëve, jane copy-paste, përshtatje apo përkthime të autorëve të huaj. Fakti që ka shumë pak studiues e pedagogë shqiptarë që arrijnë të botojnë artikuj në journale shkencore prestigjoze apo t’ju botohen libra nga shtëpi botuese perëndimore, është një tregues i faktit që në Shqipëri nuk prodhohet shkencë dhe nuk ekziston kërkimi shkencor.
Drejtuesve të arsimit të lartë shqiptardo t’ju sugjeroja mekanizmat e mëposhtëm për të ri-vitalizuar këtë komponent të rëndësishëm në universitetet tona:
Së pari, të përcaktohet raporti teaching/research për të gjithë trupën pedagogjike universitare, ndoshta jo në raportin 50/50 përqind (siç ështënë universitete perëndimore), por të paktën 70/30 përqind.
Së dyti, të përcaktohet një plan vlerësimi vjetor për të gjithë pedagogët lidhur me prodhimtarinë e tyre shkencore, pra sa libra, artikuj, recenca dhe punime të ndryshme shkencore kanë botuar dhe ku i kanë botuar. Kjo duhet bërë në fund të çdo viti akademik dhe do të shërbejë si kriter qoftë për mbajtjen e vendit të punës, qoftë për promovimin në karrierën akademike. Pedagogët që nuk bëjnë veprimtari shkencore të largohen dhe t’jua lënë vendin atyre që dinë të bëjnë, sipas parimit akademik anglo-saxon “publish or perish” (boto ose largohu).
Së treti, veprimtaria shkencore, kryesisht botimet, t’i nënshtrohet një shqyrtimi kompetent, për të evituar plagjiaturat. Ngritja e një komisioni, me anëtarë me kredenciale në fushën e botimeve jashtë, apo dhe me profesorë nga universitete perëndimore, do tëishte zgjidhja në këtë drejtim.
Së katërti, çdo departament dhe fakultet të peërpilojë planin semestral dhe vjetor të aktiviteteve shkencore si konferenca, leksionet e hapura, përurimet e librave etj.
Së pesti, të promovohet dhe mbështeten departamentet dhe fakultetet që realizojnë bashkëpunime të sukseshme me universitetete huaja.
Së gjashti, të rritet mbështetja financiare për kërkimin shkencor, pra të përcaktohet një përqindje nga buxheti i çdo fakulteti për studimet dhe projektet shkencore. Një pjesë e këtij fondi të shkojë në drejtim të ngritjes së bibliotekave të fakulteteve aty ku nuk ekzistojnë, ose zgjerimit dhe pajisjes së bibliotekave ekzistuese, qoftë për blerje librash, qoftë për përkthimet e librave më esenciale të literatures shkencore botërore. Është shokuese që buxheti për kërkimin shkencor në Shqipëri përbën vetëm 0.43% të buxhetit të Ministrisë së Arsimit, 0.05% të shpenzimeve të buxhetit, apo 0.01% të PBB.
Së fundi, të reformohet institucioni përkatës i kërkimit shkencor (qoftë brenda Ministrisë së Arsimit apo si agjensi jashtë saj) që do të drejtojë dhe monitorojë këtë komponent kaq të rëndësishëm në universitetet, të cilat do të mbijetojnë pas akreditimit.
Sigurisht nuk do ishte e mjaftueshme që këto e të tjera mekanizma thjesht të reflektoheshin në një strategji të hartuar bukur apo në një“action plan”. Theksoj dhe njëherë idenë, e thënë në shkrimin tim të parë, që arsimi i lartë shqiptar në humnerën e thellë ku ka rënë, reformohet e rregullohet vetëm me njerëz kompetentë e profesionistë, e mbi të gjitha, që kanë “good ëill”, përkushtim dhe kurajo për të realizuar reformat, individë me kredenciale të spikatura akademike, mundësisht të shkolluar jashtë, të cilët deri tani fatkeqësisht janë lënë jashtë këtij procesi.
P.S. Çështja tjetër, ajo e titujve shkencorë, do trajtohet në shkrimin në vijim.
* Prof.Asoc.Dr. Mirela Bogdani ka studiuar në 5 universitete britanike dhe amerikane (përfshi “Boston University”, “George Washington University” dhe “University of London” – UCL) dhe mban një diplome MPhil në shkenca politike nga Universiteti i Oxfordit. Ka dhënë mësim në Universitetin e Kardifit dhe ka botuar libra mbi integrimin europian në Londër e New York.

Ik moj analfabete! Ti s’di të shkruash e të flasësh shqip, jo më të konsiderohesh shkencëtare.
Ç’është ky titull “Publish or perish”, apo si e shumëshkolluar që je nuk di ta thuash në shqip “Kush nuk boton, vendin e punës s’ka pse e pretendon”? Ku do “zhduken” (perish) këta njerëz, apo të zhduken ata se mbase gjen ndonjë vend pune edhe ti?! Ne që studiojmë tek shkencat sociale e dimë shumë mirë që ti ishe në punë, por të përzunë si të paaftë. Përse u dashkan të zhduken të tjerët, apo pse nxorën në pah paaftësinë tende?! Ç’është ky togfjalësh “nuk kanë good will” moj trutharë, kur shumë mirë mund të shpreheshe shqip, duke thënë “nuk janë vullnetmirë”??!! Mos vallë e ka ditur i madhi Gjergj Fishta që një ditë shqiptarëve do t’u bezdiste b….n me budallallëqet e veta një ulëritëse anonime ekranesh, e quajtur Mirela Bogdani, kur shkruante: “Pra mallkue kjoft njaj bir Shqyptari / q’i kët gjuhë t’Perëndisë / Trashigim që na la i Pari / Trashigim s’ia len ai f’misë; / edhe atij ju thaftë, po, goja / që përbuzë kët gjuhë hyjnore / që n’gjuhë t’huej, kur s’asht nevoja, flet e t’vetën len mbas dore????
Meqë ra fjala. Po t’i që ke “studiuar” e “lektuar” në “qindra e mijëra” universitete perëndimore, ku e ke marrë titullin?
Meqë e paske bërë triptik këtë paçavuren tënde, po të sugjeroj të shtjellosh edhe rastin kur një Dr. në Stomatologji merr titullin Profesor i Asociuar Dr. në Shkenca Politike apo Sociale, në një kohë që nuk e ka titullin Dr. në këto të fundit.
Studioje mirë këtë rast dhe na sqaro, sepse mezi po presim.