“Puçi i shtetit”, Meta: Qendra e Botimeve Zyrtare refuzoi të më informonte

J L

Ashtu siç kishte paralajmëruar, Presidenti Ilir Meta doli në konferencë për shtyp në orën 17:00 të pasdites, duke denoncuar, sipas tij, me prova tentativën për “puçin e shtetit”.

Presidenti u shpreh se u kemi informuar me qetësi dhe drejtësi për tentativën e “puçit të shtetit”.

Presidenti Meta deklaroi se Rilindja po sillet në mënyrë mafioze duke shkelur Kushtetutën dhe çdo ligj për institucionet.

“Të gjithë të kuptojnë super perlën e Rilindjes. Se si një organizatë që ka shembur çdo ndarje pushtetesh rrëmben në mënyrë antikushtetuese dhe mafioze, përmes falsifikime dhe manipulimeve anëtarë të gjykatës kushtetuese, për të mos pasur më Gjykatë Kushtetuese, por policinë antikushtetuese të regjimit të Lleshit”, tha Meta.

Ai denoncoi me prova se si Qendra e Botimeve Zyrtare kishte refuzuar të informonte kreun e shtetit, që sipas Presidentit Meta, ishte shkelur Kushtetuta.

“U kemi treguar të gjithë juve, me qetësi dhe me drejtësi, hap pas hapi se si ka ndodhur puçi në bazë të provave të reja, që u detyruan të na i sjellin vetëm dje, pas insistimit për të mos na i sjellë, vetëm pasi ne denoncuam këtu Qendrën e Botimeve Zyrtare që po shkelte Kushtetutën duke mos informuar Presidentin për një akt jashtëzakonisht të rëndësishëm, që do t`i dorëzohet dhe Komisionit të Venecias, që ata e kërkuan dhe nuk e gjetën dot. Nuk do mbaj fjalime, por do i referohemi fakteve. Po ftoj zotin Dervishi, ai ka qenë përfaqësuesi i Presidentit në çdo mbledhje të Komitetit të Emërimeve në Drejtësi”, tha Meta.

Pas deklaratës së kreut të shtetit, Këshilltari Ligjor i Presidencës, Bledar Dervishaj ka shpjeguar gjithë procedurat anti ligjore që ka ndjekur Këshilli i Emërimeve në Drejtësi dhe institucionet e rilindjes për kapjen e Gjykatës Kushtetuese.

Meta bëri thirrje që në datën 2 mars të gjithë qytetarët të grumbullohen në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” për të firmosur dekretin e parë të çmontimit të grushtit të shtetit.

j.l./ dita

Share This Article
5 Comments
  • Peeallat e tua me Grusht Shteti ,
    qe fares tuaj arabistane
    ju vjen si jarg ne goje kur behet fjal per pushtet

    ishte tmerresishte e bukur ,

    i afrohet shume Prrallave qe tregohen fshatrave dhe shpellarve te tipit berisha ,

    por ja si te gjitha ato , Prralla mbetet Prralle

    nderkohe qe Drejtesia ka ca Pyetje per ty dhe Pasurine e vene .

    se shpejti do kalosht trurin tat tinzar ne

    Makina della Vertita . ( kjo te ka cmendur hajn Muti)

  • Nuk eshte informuar Presidenca nga Qendra e Botimeve Zyrtare!Ky eshte de jure grusht Shteti.Sipas Kushtetutes së Shqiperise,Presidenti është Kryetari i
    Shtetit.Presidenti .Ilir Meta ka 100% te drejte.Per Edvin D’Ramen duhet nje ligj i posatçem,per denimin ne karrike elektrike te tij,ndersa shumica e”rilindasve” e kan vendin ne burg.

  • Habitem çar lëkurë trashë është ky maskara ska cip fare delenxhiu. 90 përqind e popullit e urren dhe ky fytyrmuti del për ditë dhe të çan drrasat. Ore usht që këtej legen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *