“Puçi në Turqi kushtoi 90 miliardë euro”

Elton Tafaruci

Grushti i shtetit, i dështuar, në Turqi i ka kushtuar ekonomisë së vendit me 300 miliardë lira apo 90 miliardë euro. Shifra është dhënë nga Ministria turke e Tregtisë.

Ministri për Doganat dhe Tregti, Bulent Tufenkci, ka thënë për gazetën “Hurriyet” se kjo kosto mund të shkojë edhe më lartë. Sipas tij themelet e ekonomisë turke janë solide.

“Avionët luftarak, helikopterët, armatimi, bombat, ndërtesat: të gjitha kanë kushtuar 300 milionë lira. Ndoshta edhe jam duke e zvogëluar këtë shumë”, ka thënë ai, duke iu referuar shkatërrimeve të shkaktuara gjatë natës së grusht shtetit./tvklan.al

Share This Article
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *