Pudra që i shkaktoi kancer 22 grave

Leda Hysa

 

Gjiganti i kompanisë amerikane, Johnson&Johnson duhet të paguaj 4.7 miliardë dollarë për të dëmshpërblyer 22 gra.

Dyshohet se pudra talk e kësaj marke u ka shkaktuar atyre kancer në vezore.

Shumën ia përcaktoi Gjykata Federale e Misurit në formë gjobe, pasi rezultatet e disa analizave mjekësore treguan se nga 22 gra të përfaqësuara në çështjen gjyqësore, 6 prej tyre kishin humbur jetën nga kanceri.

Talku është një mineral që ka në përbërje asbest, një kristal që shkakton kancer tek njerëzit. Avokatët e grave të dëmtuara thanë se kompania Johnson ka qenë në dijeni të faktit që pudra e tyre ka në përmbajtje asbest, që prej viteve ’70. Por ata nuk i kanë paralajmëruar klientët.

Pudra në fjalë quhet Johnson Baby Pauder dhe është e licencuar na Zyra Amerikane për Ushqimin dhe Ilaçet. Nga testet e kryera nga kjo zyrë në vitet 2009 – 2010 nuk është zbuluar përbërje asbesti në Pudër. Gjithsesi, gjiganti farmaceutik amerikan po përballet aktualisht me 9 mijë çështje gjyqësore për dëmet që i kanë shkaktuar produktet e saj konsumatorëve.

l.h/ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *