Pukë, 4 vatra zjarri në pyje dhe kullota, dyshohen të qëllimshme

anazapta

Rikthehen zjarret në zonat pyjore të Pukës. Ditën e djeshme u raportua për 4 vatra të reja zjarri në afërsi të fshatit Nicoj, në Fushë-Arrëz. Mësohet se flakët favorizohen edhe nga era, ndërkohë që në vendngjarje ka shkuar dhe një zjarrfikëse. Shtabi i Emergjencave bën me dije se bëhet fjalë për zjarre të qëllimshme dhe kërkoi nisjen e hetimeve nga policia vendore. Të dyshuar janë banorët dhe barinjtë e zonës që djegin kullota dhe pyje për ripërtëritje të barit për bagëtitë, por në këtë mënyrë shkaktojnë dëme të konsiderueshme.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *