Një 50-vjeçar nga Puka i ka dhënë fund jetës duke u vetëvrarë. Ngjarja ndodhi sot në fshatin Rras të komunës Gjegjan, kur 50-vjeçari Gjin Lleshi u vetëvra pasi kishte dhunuar bashkëshorten shtatzënë, P. Gjini, 48 vjeçe.
Sipas gruas, burri e ka ndërmarrë aktin e vetëvrasjes pasi e ka dhunuar atë, duke i shkaktuar edhe plagë të rënda. Gruaja është dërguar menjëherë në spital, ku ndodhet në gjendje të rëndë.
Ndërkohë, policia ka nisur hetimet për të zbardhur plotësisht ngjarjen.