Pukë, furgoni përplaset me fuoristradën, 4 nxënës të plagosur

Elton Tafaruci

Katër nxënës kanë mbetur të plagosur pasi furgoni që po i transportonte është përplasur me një fuoristradë në aksin Pukë-Qelëz.

Nxënësit janë dërguar në spital për të marrë ndihmën mjekësore, ndërkohë që janë jashtë rrezikut për jetën.

Mjekët thonë se nxënësit më shumë janë të trembur nga aksidenti, ndërkohë që nuk kanë dëmtime serioze.

Në vendin e ngjarjes mbërriti policia, e cila po heton për shkaqet e aksidentit. Dy drejtuesit e automjeteve do të merren në pyetje për hedhur dritë rreth ngjarjes.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *