Gjendet i pajetë bariu, i cili rezultonte i zhdukur që prej ditës së hënë. I moshuari Pjetër Uksenaj, 65 vjeç, është gjetur i vdekur nga familjarë të tij në një greminë në fshatin Gurë. Nga hetimet e para dyshohet se 65-vjeçari ka rënë nga rreth 100 metër lartësi, ç’ka i ka shkaktuar dhe vdekjen. Mësohet se kishte dalë nga shtëpia mëngjesin e djeshëm, për të kullotur bagëtinë dhe nuk ishte rikthyer. Rënia në greminë sipas policisë dyshohet aksidentale. Policia dhe prokuroria vijojnë hetimet për ngjarjen.