Një aksident i rëndë automobilistik është regjistruar mesditën e djeshme në Pukë, ku për pasojë ka mbetur i plagosur rëndë shoferi i një kamioni që po dërgonte materiale ndërtimi pranë një HEC-i në këtë zonë. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Gjegjan, ku një kamion ka humbur kontrollin duke rënë disa metra poshtë rrugës. I plagosuri, 47-vjeçari Sabah T., i cili drejtonte dhe mjetin, ndodhet në gjendje të rëndë për jetën dhe u dërgua në Spitalin e Traumës Tiranë, për mjekim të specializuar. Në vendngjarje kanë mbërritur forca të policisë, të cilët kanë nisur hetimet.