Pukë-Mat, vatra të mëdha zjarri, digjen 10 ha me pyje

anazapta

Një zjarr masiv ka përfshirë dje hapësirën pyjore në vendin e quajtur “Gryka e Mziut”, në komunën Fierzë në Pukë. Zjarri është aktivizuar mbrëmjen e së premtes. Sipas policisë, flakët kanë shkrumbuar 5,5 hektarë pyje. Për shkak të terrenit të thyer ndërhyrja e forcave zjarrfikëse ishte e pamundur dhe punuan forcat e Pyjores. Shkaqet e rënies së zjarrit ende nuk dihen. Kurse në zonën e Suçit në Mat, dje ka pasur një vatër të madhe zjarri që përfshiu disa zona të banuara duke i rrezikuar dhe u dogjën mbi 4 hektarë pyje.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *