Në minierën e Munellës në Pukë ka pasur shembje masive, të cilat kanë ndodhur në katin e 6-të në thellësinë e 2 mijë metrave.
Forcat e policisë kanë shkuar drejt vendit të ngjarjes, ndërsa nga të dhënat e para dyshohet se një person mund të ketë humbur jetën si pasojë e shembjes.
Në minierën e bakrit në Munellë punojnë 170 minatorë.
Aktualisht minatorët që ishin në katet e sipërme të minierës janë nxjerrë nga galeria.
