Pula e Stalinit…

redaktor

I nderuar z.Thano

Këto ditë në media ka qarkulluar një lajm në lidhje me Stalinin. Pothuajse të gjitha gazetat dhe portalet e posedojnë lajmin sesi Stalini mendon mirë për ne shqipëtarët. Ndërsa neve na bëhet qejfi teksa e lexojmë këtë lajm. Te them te drejten mua nuk me pelqen ky lloj entuziazmi sa here degjojme qe dikush ka folur per vendin tone apo ndonje vip ka kryqezuar duart per te formuar shqiponjen sepse me duket pak, dhe e konsideroj njelloj inferioriteti. Megjithate nuk eshte kjo tema qe dua te trajtoj ne keto radhe.

Ndërkohë që po e lexoja lajmin mu kujtua befas një histori e Stalinit që dua ta ndaj me ata të cilët ndoshta nuk e kane dëgjuar më parë. Bëhet fjalë për një ndodhi interesante, për një leksion që u jep të vetëve duke çpupëluar një pulë.

Nëse kërkoni në google Stalin’s chichken mund ta gjeni edhe në anglisht këtë ndodhi. Pa e zgjatur ngjarja zhvillohet si më poshtë.

Një ditë në një gosti me krerët më të lartë të partisë komuniste Stalini deshi t’u jepte një leksion bindës këtyre të fundit. Bisedat e zellshme dhe cingërrimat e gotave të vodkës ndërpriten vrik nga goditja ritmike me piru në shishen e vodkës. Tre kater goditje dhe heshtja kaploi menjëherë.

Stalini kishte një pyetje për të pranishmit.

-Kush di të më thotë sesi qeveriset një popull me bindje absolute ndaj liderit, pa nxjerrë asnjë zë edhe në rast se është i pakënaqur? – Pyeti ai.

Secili aty u përpoq të jepte përgjigjen e duhur por asnjë nga përgjigjet nuk e kënaqi Stalinin. Dikush foli për rreptësi, dikush tjetër për tortura dhe syrgjynosje etj etj, por asnjëri nuk arriti të gjënte atë që kishte në kokë Stalini.

Pasi nuk mori përgjigjen që deshi urdhëroi të sillnin një pulë të gjallë. Pa kaluar shumë i sollën pulën, dhe befas ai filloi t’ia hiqte puplat përsëgjalli. Pula kakariste e lëvizte mesa mundej por ishte e kotë. Stalini e mbante mbërthyer derisa e bëri pulën cullak, dhe vetëm atëherë e la pulën të lirë të ikte. Ndërkohë u tërhoqi vëmendjen të pranishmëve që të vërenin me kujdes sjelljet e pulës. Pula e gjorë u nis drejt derës, por befas ndeshi në ftohtin e acartë dhe u kthye drejt oxhakut ku ndeshi në te nxehtin e zjarrit, pastaj krejt papritur u drejtua te Stalini dhe u ul në prehërin e tij. Ai mori ca ushqim dhe ia dha pulës së rrjepur që tashmë nuk lëvizte fare.

Ndërkohë shikonte i kënqaur në drejtim të pranishmëve sikur donte t’u thoshte që, populli eshte si pula, nëse ia hiqni puplat atëherë e keni sunduar. Nuk ishte e nevojshme fjala në këtë rast sepse ata e kishin kuptuar tashmë shumë mire domethënien e këtij leksioni.

Vërtetësia e kësaj ndodhie mund të diskutohet por mesazhi që jep i përshtatet shumë të tashmes. Nje shoqerie te ciles i kane rene puplat nje nga nje dhe ka humbur imunitetin do te thote qe ka humbur edhe aftesine per te reaguar. Eshte e lehte te merresh me nje shoqeri qe i kane rene puplat, mjaftojne dy kokrra miser dhe mjaftohet me aq.

 

Letër e nënshkruar

Bilbil Beqiri

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *