Pulitzer, ja cilët janë gazetarët më të mirë!

Elton Tafaruci
The largest-ever gathering of Pulitzer Prize recipients gather for a celebration honoring the centennial of the Pulitzer Prize at the Newseum in Washington DC January 28, 2016. REUTERS/Joshua Roberts

Janë ndarë dje çmimet Pulitzer të mbajtura në Universitetin Kolumbia, New York. Ky edicion shënonte 100 vjetorin e dhënies së këtij çmimi.

Çmimet Pulitzer konsiderohen si vlersimet më të larta në fushën e gazetarisë në Amerikë. Çmimi nderon arritjet në gazetarinë e shtypit dhe atë online, e po ashtu edhe arritjet në letërsi dhe kompozim të muzikës.

20 fituesit do të marrin shpërblimin prej 10 mijë dollarësh.

Ndërkohë Associated Press, fituesi i kategorisë për Shërbime Publike në gazetari këtë vit pranon një medalje të artë.

Çmimet janë ndarë edhe për kategoritë gazetaria hulumtuese, raportimi ndërkombëtar dhe kombëtar, raportimi i lajmeve të përgjithshme, reportazhet, komentet, karikaturat dhe fotografinë.

Ja cila është lista e fituesve të ditës së djeshme në fushën e gazetarisë:

Leonora LaPeter Anton me The Tampa Bay Times dhe Michael Braga me The Sarasota Herald-Tribune fituan çmimin për raportimin investigativ.

Stafi i Los Angeles Times, fituan për mbulimin e sulmit në San Bernardino si në persperktivën lokale dhe atë globale.

Christian Miller nga ProPublica dhe Ken Armstrong nga The Marshall Project, fituan për zbulimin e moszbatimit në mënyrë të duhur të ligjeve mbi rastet e përdhunimeve dhe për të kuptuar efektet traumatike të viktimave.

Çmimi për raportimin kombëtar i është dhënë stafit të The Washington Post ndërkohë për raportimin ndërkombëtar mbi shkrime për gratë në Afganistan i është dhënë Alyssa Rubin nga The New York Times.

Çmimi i shkrimit kritik iu dha Emily Nussbaum nga The New Yorker, dhe komenti Farah Stockman nga The Boston Globe.

Kathryn Schulz nga The New Yorker, u nderua me çmim kryeartikulli më i mirë.

John Hackworth nga Sun Newspapers mori çmimin për editorialin më të mirë, ndërkaq për çmimin ‘Karikaturist editorialesh’ Jack Ohman nga The Sacramento Bee.

The New York Times  iu dha çmimi për fotolajmin më të bujshëm me mbulimin e largimit të refugjatëve  dhe stafi fotografik Thomson Reuters me foto të përqëndruara në emigranët ku secila foto rrëfen një histori.

 

1-177

2-159

3-162

4-150

5-141

6-131

7-118

8-104

9-87

10-75

Çmimi fotolajmi reportazh iu dha Jessica Rinaldi nga The Boston Globe.

Në fushën e letërsisë u dhanë çmime në kategoritë: poezi, dramë, biografi, histori, fiksion dhe novelë.

Në kategorinë fiksion çmimi iu dha Viet Thanh Nguyen me The Sympathizer, përralla e një emigranti e treguar si rrëfimi i “një burrë me dy mëndje” dhe dy shtete, Vietnam dhe Amerikë.

Në dramë, çmimin e merr Hamilton nga Lin-Manuel Miranda.

Në histori, Custer’s Trials: A Life on the Frontier of a Neë America nga T.J. Stiles, çmimi për biografi ose autobiagrafi iu dha William Finnegan për Barbarian Days: A Surfing Life.

Poema më e vlersuar për këtë vit u cilësua Ozone Journal nga Peter Balakian. Në kategorinë e përgjithshme jo fiksion ishte Joby Warrick me Black Flags: The Rise of ISIS i cili “rrëmbeu” çmimin.

Çmimi për muzikën u fitua nga Henry Threadgill për  In for a Penny, In for a Pound

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *