Në mbledhjen e fundit të Këshillit Bashkiak ishte një ndër dy zërat e vetëm kundërshtuan vendimin për të dhënë me koncesion parkingjet publik në kryeqytet. Florian Pullazi reagon pas deklaratës së Bashës se do të shtyhet me pesë vjet vendimi për koncesionin. Ai thotë se Basha mund të flasë për tre muajt që i kanë mbetur në krye të bashkisë, dhe jo për pesë vjet. Në një intervistë për DITA, Pullazi shprehet se në mbledhjen e Këshillit Bashkiak ka përçuar shqetësimin e qytetarëve, dhe nuk do të pranonte kurrë të shkelte interesat e qytetarëve që e kanë votuar. I pyetur nëse rrezikon ndonjë mënjanim nga PS pas këtij qëndrimi, Pullazi thotë se Partia Sociale karakterizohet nga debati i brendshëm, dhe as që e shkon në mend se do të ketë sanksione ndaj tij.
Si e vlerësoni faktin që Bashkia shtyu për pesë vjet projektvendimin për dhënien me koncesion të parkimit në Tiranë?
Bashkia e Tiranës u tërhoq për faktin sepse siç e theksova dhe gjatë mbledhjes së Këshillit Bashkiak, ky është një vendim i paargumentuar dhe që rëndon direkt në financat e qytetarëve të Tiranës dhe gjithë Shqipërisë. Vendimi që u soll në Këshill ishte shumë i paqartë dhe defekti më i madh ishte se qytetarët as që ishin marrë në konsideratë. Asnjë dëgjesë me ta, ku edhe vetë ligji ja jep këtë mundësi qytetarit. Uroj që në të ardhmen gjëra të tilla mos të përsëriten më, por qytetarët të jenë të përfshirë në të gjithë vendimmarrjet e Tiranës. Nuk e kuptoj kryetarin Basha që deklaron në media që do kërkojë për 5 vjet shtyrjen e këtij vendimi. Ai mund të shtyjë për vetëm tre muaj që i kanë ngelur këtë vendim, por besoj që presioni qytetar ka bërë punën e tij dhe ka detyruar z.Basha të tërhiqet nga ai vendim i pastudiuar.
Pse u fut ky projektvendim me kaq shpejtësi, tre muaj nga mbajtja e zgjedhjeve?
Koha kur u fut ky projektvendim absolutisht ishte një nga arsyet shumë të forta që hasi në rezistencën e banorëve dhe këshilltarëve që janë aty për të përçuar opinionin e tyre në Këshill. Kësaj pyetjeje duhet t’i japin përgjigje Bashkia me nënkryetarin e saj që e mbronte me aq zell këtë projektvendim.
U fol se kishte një marrëveshje mes palëve, ju pse e kundërshtuat?
Këto janë histori që unë nuk dua t’i besoj për ndonjë marrëveshje. Projektvendimi u soll në mënyrë zyrtare dhe është e drejtë e çdokujt për të bërë këto propozime ashtu siç është e drejtë e çdo këshilltari të shprehet për gjykimin e tij duke kryer funksionin e tij në bazë të ligjit.
Mendoni se rrezikoni ndonjë mënjanim nga Partia Socialiste pas këtij qëndrimi?
As më shkon ndërmend një gjë të tillë, pasi në PS ekziston gjithmonë debati.

Pershendetje zoti Pullazi,meritoni respektin e qytetareve te Tiranes,qe influencuat per ndalimin e nje mega grabitje ,ku u duk se dhe shume keshilltare bashkiak te majte ,ishin perlyer ne kete biznes,ku vitimi ishte madheshtor dhe kishte per te gjithe ,por populli vetem do te grabitej !
Një intervistë e. Entelës që sqaron shumë gjëra, sidomos për pozicionin oportunist të këshilltarëve majtistë me pêrjashtim të z. Pullazi,të cilin nuk e njoh! Bravo Entela për kapjen e këtij momenti mjaft shprehës! Një ndër femrat e rralla të gazetarisë me identitet e integritet profesional! Tung!
Pra zoti Pullazi nuk e përgënjeshtron lajmin se ka pasur marrëveshje, duke aluduar se nuk do të ketë pasoja (që ka qenë kundër këtij fakti), pasi sipas tij “në PS ekziston gjithmonë debati”…
Me një fjalë, mos të ishte tërhequr vetë Lulishtja nga vendimi për të votuar këtë grabitje të shtetit dhe të qytetarëve, “rilindasit” do të na e kishin “mbushur” atë me trëndafilat e tyre bojë rozë…
Pellazgu? I saktë dhe therës komenti juaj me përjashtim të ngjyrës trëndafilore e cila është “mavi” d.m.th “përzierje bojrash” e pse jo,edhe ideologjish! Nderime!
Zoti Pullazi,
Ju ndoqa edhe ne mbledhjen e se enjtes se kaluar dhe, sinqerisht ju pergezoj per qendrimin.Tani nuk duhet kurrsesi te pranoni shtyrjen e koncesionit, se eshte njesoj sikur ta keni miratuar ate (ne fakt nuk ka rendesi, nese fillon sot apo pas 5 vjetesh). Ky projektvendim nuk duhet ta shohe me sallen e Keshillit Bashkiak per miratim. Frazat e Lulit nuk flasin per terheqje, por per shtyrje afati, gje qe nuk ndryshon asgje ne thelbin e problemit. E verteta eshte se keta nuk marrin vesh , ose bejne sikur, se keshtu e kane , kuptuar pozicionin e tyre ” te tallen me njerezit” (me falni, desha te them sherbimin ndaj qytetarit). Nese e sjellin prape tek ju per diskutim, dergojeni direkt per kallezim penal. E le te behet ky rasti i pare i shembullit se si mund te ndeshkohesh, kur vepron ne kundershtim te interesave te qytetareve.
@Pëllumb zaimi
Ke shumë të drejt Pëllumb. Nuk u thellova dhe harrova se ngjyrë nxjerr përzierja e rozës me blunë.. .:-D 😀 😀
Bashkia e ka brenda.. sidomos Lulezimja.. e ka qejf brenda, brenda, brenda.