Pulov planifikon martesën në ring

redaktor

Boksieri bullgar, Kubrat Pulev ka disa plane interesante për jetën e tij private. Pulev, i cili është në lidhje me pop-këngëtaren Andrea, dëshiron që të martohet me këtë të fundit në një ring boksi.

Gjithsesi, një gjë të tillë ai e dëshiron vetëm pasi të bëhet kampion bote. “Nëse shpallem kampion, atëherë ne do të martohemi në një ring boksi”, ka thënë Pulev për mediat lokale, transmeton ‘Bild’. Më 24 gusht, bullgari do të luftojë kundër Tony Thompson dhe me një fitore eventuale mund ta sigurojë meçin e kërkuar ndaj Wladimir Klitschkos.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *