Letër e nënshkruar
Illo Foto
Ka kohe qe degjojme se “po largohen nga puna teknicienë” nga administrata e re që erdhi në pushtet me votë plebishitare. Po cilat jane këta “teknicjenë”? Teorikisht teknicjenët jane zanatçinjte e shkolluar që nuk duhet t’i lidh asgje me politiken. Teknicienet e administrates shteterore jane vertet pasuri kombetare shume e çmueshme, por vetem kur e meritojnë. Cila eshte njesia matese e punes se teknicjenit? Pergjigja eshte e prere dhe nje e vetme : Produkti ne praktike!
Ai grup teknicjenesh i provuar ne praktike qe jep produkt te kualitetit te larte formon elitat teknicjene, që jane mjeshtrit e mjeshtrave. Qeveria , qe u permbys ne 23 Qershor , u permbys midis te tjerash, sepse nuk pati elita tekniciene . Ne rastin me te mire pati elita tekniciene fallco. Thjesht merrnin rrogen si teknicjene, por nuk ishin te tille , sepse nuk dhane produktin e duhur. Financat e shtetit u lanë ne pike te hallit, keshtu edhe kontrolli i territorit , siguria , bujqesia , industria etj. I gjithe pushteti ishte nje piramide e mirëfillte dhe te tille e katandisen qeveritaret dhe klasa tekniciene e zgjedhur nga ata qeveritare. Atëherë? A janë teknicienë ata qe nuk i lidh asgje me tekniken, por i lidhin njemije fije me politiken. Kjo elite duhet bere nga themeli, deri sa nuk ka ekzistuar.
