Ndërkohë që futbolli shqiptar është i ndarë midis aventurës europiane të disa skuadrave dhe formatimit të pjesë së mbetur, puna intensive për infrastrukturën nuk ka të ndalur.
Nëse në Elbasan Arena punimet janë për të kompletuar projektin fillestar të stadiumit, nuk mund të thuhet një gjë e tillë për punimet në stadiumet “Loro Boriçi” të Shkodrës dhe Flamurtari të Vlorës. Në mitikun e qytetit verior punimet janë në një fazë të avancuar, dhe duke hapur faqen zyrtare në Facebook të stadiumit “Loro Boriçi” vëren që puna në tribunën qendrore ka ecur shumë.
Paralelisht me punën për ndërtimin e kësaj tribune por edhe atyre pas portës lindore, është duke u punuar në prishjen e ambienteve të brendshëm të stadiumit, që më parë shërbenin si pjesë e palestrave apo zyrave për shumësportëshin e Vllaznisë.
Ndërkohë në Vlorë pavarësisht temperaturave të larta e kanë marrë seriozisht rindërtimin e stadiumit duke nisur nga fusha. Në faqen zyrtare të Flamurtarit në “Facebook” të gjithë presin lajme për ekipin e sezonit të ardhshëm, por klubi vendos të tregojë fazën e punimeve në këtë impiant.
Nisur nga serioziteti i punimeve si dhe cilësia e treguar në ndërtimin e tribunës qendrore, pritet që Kategorisë Superiore por edhe futbollit shqiptar t’i shtohet një tjetër stadium për t’u patur zili, çka do të ngrejë akoma më lart cilësinë e sportit më të dashur edhe në Shqipëri.

Stadiumi i Shkodres vizitohet çdo dite nga tifoz shkodran , qarku i Shkodres , Ulqinake e tjer.. dhe te gjithe falenderojne Edi Ramen si inisiative e tija , njekosisht habiten si nuk fitoj bashkin e Shkodres PS-ja kur njerezit ne Shkoder jane shum te gëzum per stadiumin qe pa mos te ishte Rama nuk do te behej kurre stadiumi , njerezit flasin hapur se votat ne Shkoder jane vjellur nga mjeshtrat qe ruajne pushtetin e tyre .
Shkodranet do te pendohen per votat qe i dhane PeDe-se!
Ne se nuki u binden per 25 vjet qe Bashkia ishte nen komanden e PeDe-se dhe ngelen me te VARFERIT ne Shqiperi,kjo tregon se ata NUK MUND TE QUHEN SHKODRANE,por …..MALOKE DUKAGJINI!!!
Si more paskan vjedhur Demokratet !? Si ka mundesi t’a bejne keta nje gje te tille? E di Luli e Paloka kete ? Ishalla s’e marin vesh ,se do preken shume e japin doreheqjen !
Ne shkoder historikisht jane vjedhur votat.Degjova dje Halimin e pd.qe fliste per blerje vote.Eshte me e ndershme kur e ble, se kur e vjedh, si vodhi pd ne shkoder o Halim qe sdi kendim.
Votat ne zgjedhjet ne Shkoder u vodhen nga hajdutet qe bertasin kapeni hajdutin.Kjo makuteri e ka emrin SB.I limt Rames qe po mban fjalen,te ken turp ata qe votuan kunder PS