Sali marrsh nga ditet tona
Hajde popull hajde po pse oooo ka ende njerëz që i besojnë shifjeve të Berishës!!! Madje, ka edhe ata që i kendojnë për të vërtetën, siç ishte dhe rasti i Sabianti bjondit (Ndoshta Sabi është bërë xheloz nga Çili dhe mamica Greta Koçi) Ndoshta ky fatkeq(Sabi) nuk e di ose e ka harruar thënien e Bujar Qamilit kur ju drejtua Eli Farës,,, “Eli moj Eli sa të kesh atë para ti do jesh gjithmonë e para” Mirëpo, ja që të gjithë tashmë e dinë se, kush nuk prodhon vlera, tenton t’ia atribuojë këto vetes duke mohuar ato të kundërshtarit politik. Dhe kjo metodë është një trashëgimi, që vjen nga koha e “qoftëlargut”. Nga ajo kohë, kur funksionarë ordinerë dhe rrugaçë të neveritshëm ishin stërvitur ta degradonin kundërshtarin me akuza false dhe me poshtërime të paqena. Dhe partizani Meke në kohën e “qoftëlargut”me opingat e tij plot baltë shkeli në sixhadet e mrekullueshme të dhomave të Pallatit të Perandorit në Tiranë, ishte fundi i Luftës së Dytë Botërore. Partizani Meke ecte krenar nëpër Pallatin e boshatisur duke vështruar me kërshëri këtë ndërtim që ishte aq i ndryshëm nga shtëpitë e gurta të fshatrave të Labërisë. I ardhur nga mali, Mekja hyri në Pallat si fitimtar dhe si një përfaqësues i një rendi të ri, i frymëzuar nga ideologjia bolshevike kërkonte të ndërtonte një botë të re. Për ish-çobanin Meke ky Pallat përfaqësonte botën e përmbysur, botën e cila ashtu si qilimat e shtrenjtë, ishte tash nën opingat e tij dhe mund të bënte me të çfarë të donte. Por Mekja i ngratë, çuditërisht, pasi u shtri në krevatin e Perandorit, bëri pis qilimat me hirin e duhanit dhe u pa në pasqyrën e madhe me koka bronzi, shkoi në punë të tij. Ashtu si Mekja dhe Saliu(por jo me opinga me baltë por me kepuce dhe kostum komunist) hyri në pallatin presidencia në vitin 92’
Si një xhelat i asaj diktature arriti që me zell “idealisti” shpifi, thuri intriga dhe montoj gënjeshtra nga më të pabesueshmet. Dhe kjo u bë gati modë, madje u bë gati e zakonshme të dëgjoje akuza të manipuluara edhe ndaj njerëzve më të nderuar të një fshati, apo qyteti. Sot ish-të përndjekurit ai i quan kurvar, mashtrues, etj etj . Ai i ka alergji nga ata
që nuk e hapnin gojën as po t’ua prisje mishin me gërshërë, xhelatët përdornin të tjera marifete, madje, shumë më të poshtra nga ato që do të guxonte të përdorte dhe një pushtues i huaj. Dhe në rastet, kur xhelatët e diktaturës u ndeshën me të pafajshëm, që nuk pranonin, jo të mos shpifnin kundër vetes, por që kishin dhe karakter aq të fortë, sa të pranonin më mirë t’i ngulnin thikën vetes, sesa të preknin me pupël një tjetër, atëherë “kuçedra” tërbohej, ngaqë shihte se misioni i degradimit të kombit prej saj nuk mund të realizohej. Dhe ajo shndërrohej në bishë! Ndaj, vetëm shpirti ia di se ç’hoqi ai që mundi të krijonte një emër të nderuar, duke mos pranuar të merrte fytyrën prej xhelati, që kërkonte me ngulm diktatura. Dhe të tillë heronj pati me mijëra. Dhe janë ata që sot i sheh të plakur në radhët e shoqatave e ish-të përndjekurve politikë! Ata, për të cilët torturat fizike të tiranisë komuniste nuk kanë qenë asgjë para atyre morale. Prandaj, këti dishepulli (që ca tipa si Sabi xhekoz i thurin kengë), që shpifin sot ndaj kundërshtarit politik, duke mohuar çdo sukses të tij. Pa le sikur të gjej edhe ndonjë të metë reale, ndonjë mosmbajtje premtimi, a ndonjë pakënaqësí, që krijohet dhe nga sabotimet që, elementë të inkriminuar, a të korruptuar, infiltruar në radhët e demokracisë, u bëjnë premtimeve të saj serioze. Ndaj po shohim sot që sulmi i tij është përqendruar pikërisht te këto lloj pakënaqësísh. Se, për “aristokracinë e krimit” komunist shpifja dhe trillimi, shfrytëzimi i çdo pakënaqësie janë “alfa” dhe “omaga” e platformës së tij gënjeshtare. Se ai, me qëllim që të mbijetojnë, përdor shpifjen dhe manipulimin. Mirpo, meqë populli tashmë e njeh mirë, nuk e beson, as kur për ndonjë rast ka dhe të drejtë. Se, nuk besohet ordineri, që akuzon si të tillë viktimën. Nuk duartrokitet manipulatori, kur i përgojon kundërshtarët e tij si viktima, që e paskan merituar dënimin komunist. Ky duhet të ishte teksi i këngës Sabjan xhelozi por me që je votuesi i Bardh Kadillit të falet o lumadh
Miqesisht Ilirjan BLLOSHMI
SHBA
Leave a comment