SMS në DITA
Në 0689073730
Përshëndetje Dita! Koha ecën e njeriu përshtatet me të, e kështu dhe unë mësova të vlerësoj pozicionimin tuaj të qartë. Ndikon shumë sjellja pas zgjedhore e forcave politike në qasjen time e mbi të gjitha anët e medaljes të qartësuara në këto ditë dhjetori. Është i dukshëm serioziteti i qeverisë në përpjekjen guximtare për të formësuar shtetin ligjor e të së drejtës. Duket në aksionet e përditshme të ndërmarra me vepra e fjalëpakë të qeverisë. Aksione të shumta të Ministrisë së Rendit e asaj të Financave kryesisht, kollonave të shtetit me pak fjalë, por pa lënë nën hije ministritë e organet e tjera natyrisht. Kurajo e vendosmëri të vlerësueshme. Nga ana tjetër të bën përshtypje qëndrimi i opozitës. Retorikë boshe pa kurrfarë vlere ligjore e ekonomike. Më tha, i thashë e i tha. Më pëlqen metoda e qeverisë për të vënë në qendër të këtij shteti kulturën e veprimit. Eri, Durrës.
