Punësimi i mësuesve duhet të ndryshojë

redaktor

Dërguar në emailin e redaksisë

Urime gazeta DITA. Viti i ri shkollor po troket. Me fillimin e vitit, dihet se do të ketë emërime dhe lëvizje në arsim. Për këtë dua të jap disa mendime. Në zonat urbane dhe ato rurale duhet të rregullohen mësuesit e vendit, atje ku janë mundësitë dhe plotësojnë kriteret për të punuar në arsim. Mësuesit e vendit i shërbejnë më mirë punës, se janë pranë nxënësve, prindërve dhe tërë komunitetit. Mësuesit nga qyteti varen nga orari i autobuzit. Po kështu shteti kursen lekët e transportit të tyre. Ministria e Arsimit duhet të ndryshojë procedurat e punësimit të mësuesve, se kanë mbetur ato të qeverisë së kaluar, ca procedura e dokumente për të hallakatur mësuesit. Këto u kërkohen si mësuesve të rinj dhe atyre që kanë dosje në zyrat arsimore. U dashka dhe firma e kryetarit të bordit, kur nëpër shkolla bordet drejtohen nga PD-ja, se nuk bënë zgjedhje vitin e kaluar. Me respekt! K. N.

Share This Article
1 Comment
  • Mesuesve tu plotsohen kushtet tu rregullohen rrogat dhe mesusi te vlersohet me shum nga shteti.POR mesuesit te meren ne pune vetem ata qe marin provimin e shtetit ata qe jane te afte e qe plotsojne kriteret profesionale te tjeret te gjejn zanatin qe bejn.M ESUESI eshte baza e pregatitjes dhe edukimit te brezave dhe kombit prandaj arsimit duhet ti jepet nje perparsi si asnjeher tjeter,pervojat europjane jane te gatshm nuk ka nevoj per ndonje shpikje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *