Punësimi në administratë, përmes shkollës verore për praktikantët e rinj

redaktor

Për 5 ditë me radhë, në kampin veror të Jalës në Himare, 300 të rinj nga Shqipëria dhe Kosova ishin pjesë e shkollës së verës të Programit kombëtar të Praktikave të Punës. Një aktivitet i Ministrisë së Mirëqenies, që synon trajnimin dhe socializimin e aplikantëve, të cilët kanë dëshirë të punojnë në administratën publike në të ardhmen.

“Kjo jep idenë e shkollës së administratës publike, të gjithë intershipin me këtë ide e kemi ngritur. Për t’iu ofruar një mundësi të artë të rinjve të diplomuar tashmë edhe jashtë vendit, për të pasur mundësinë që ta njohin nga afër administratën publike. Të mos e kenë atë frikën, që kur hyn në zyrat e shtetit, futesh në disa ambiente ku ka burokraci, korrupsion e letra pa fund, si dhe urdhra pa fund. Por hyn në një institucion që i shërben shtetit”, tha Blendi Klosi.

Vet programi i praktikave të punës ka për qëllim, që të rinjtë nga mosha 21-26 vjeç, të cilët kanë një diplomë ‘Bachelor’, të zhvillojnë aftësitë profesionale dhe të njohin administratën publike.

Për këtë vit janë mbi 2.000 aplikime dhe praktika njihet si përvojë pune nëse rekrutohesh në administratën shtetërore.

“Do të doja t’iu nxisja shumë që edhe ju të ishit pjesë e konkurrimeve të mëtejshme në garat për të qenë pjesë e administratës publike. Ne kemi realisht shumë nevojë për të rinjtë që kanë një aftësi, dije dhe dëshirë për të qenë në administratë, por natyrisht duam që të gjithë ju të jeni pjesë e konkurseve”, theksoi më tej ministri Klosi.

Vitin e kaluar, pas trajnimit nga ky program u punësuan rreth 200 të rinj në administratë me kontrata njëvjeçare. Edhe për vitin 2016 pritet që të ndodhë e njëjta procedurë.

Share This Article
2 Comments
  • duhet pak ma shume profesionalizme nga ministrite ne sjelljen e tyre me studentete: e jo me u thirr sot per neser,sidomos per studenteter qe jane jashte e kane kerkuar nje stazh per pratiken e tyre:se pari se nuk geen avion sot per neser,se dyti se duhet nje minimum organizim per kur vjen ne tirane,si ku flejme, ku duet te marre nje dhome etc etc..Edhe kur kerkon nje stach nje muajsh mos te te propozojne nje stang 3muajsh e vice versa!…
    Beismi tek shteti fillon ketu:ne menyren se si trajtojsh femijet e tu kur te drejtohen per perfundimin e shkolles se tyre: shtetl shqiptar ketu nuk bene gat astje edhe pse ka shume nevoje per pervojen e studenten edhe idee e tyre. Shtetl mundet me marr shembull ne sendet evropiane ku studentete kane vende te rezervuar per ta ne dhomat e tregtise,ne banken kombtare, ne konsullata, ku nje pune per ta este te plotesojne registrin e francezeve n’ate vend per shembull ne France,ne cdi aspekt edhe ne fund i jets dicka shtetit nga ky mision…Lexoni pak ckv benen studentete neper bote edhe krijoni vendete neper ministrite tuaja qe te behet e njeta gje ne shqiperi(po per cette ministrate tone duet pak te lexojne punimet e studenteve ne bote) e jo te merrem vetem me xhepin e tyre…

  • keni nevoje: ok.
    Ku ,per cka?
    si munden studentete me pa a shkon kjo nevoja e juaj me nevojat e tyre ne studimetet e tyra,qe te zgedhin vendin ma adequat per profilin e tyre.
    dergon dosent per nje vend ne MPJ se studiojne marredhenjet evropiane ne aspektin juridike, edhe te propozojne vend ne nje ministri tjeter ne aspektin financiar…
    Pak seriozitet ruhet ,jo vetem me u krenuar me 2000 applikime,qe tregojne vetem se sa pak vende stzh ka per studentete ne Shqiperi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *