Punësimi në Itali, aplikimet tani në sistem online

anazapta

Sistemi i ri online për mbledhjen e kandidaturave për punësim në Itali. Dita e sotme do të finalizojë përurimin e një sistemi të ri online (në internet) për mbledhjen e kandidaturave për punësim në Itali, si dhe zhvillimin e fazës së tretë për përzgjedhjen e 300 qytetarëve shqiptarë që do të marrin pjesë në kurset e formimit profesional, me qëllim fitimin e një kontrate pune në shtetin italian në profesione të caktuara.

Objektivi i këtij bashkëpunimi që po realizohet ndërmjet Ministrisë së Punës dhe Ambasadës Italiane në vendin tonë është favorizimi i hyrjes së  rregullt për motive punësimi të qytetarëve shqiptarë që duan të punojnë në Itali, si dhe identifikimin e individëve të kualifikuar nga ana e sistemit të ndërmarrjeve dhe familjeve.

Në kuadër të marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet ministrive të dy vendeve është krijuar dhe vënë në funksionim një sistem online për mbledhjen e profileve të qytetarëve shqiptarë që dëshirojnë të punojnë jashtë vendit. Sistemi online favorizon përputhjen mes kërkesës në tregjet e huaja të punës dhe ofertën e punës nga qytetarët shqiptarë.

Ndërmarrjet, shoqatat e punëdhënësve, agjencitë e huaja të punësimit, përmes zyrtarëve të Ministrisë shqiptare të Punës, mund të shqyrtojnë profilet, të intervistojnë dhe të përzgjedhin kandidatët për profile të caktuara që kërkohen. Ky është instrumenti i parë digjital i mbledhjes së të dhënave me qëllim administrimin e migracionit për qëllime punësimi dhe është në përputhje me nismën e qeverisë shqiptare për kompjuterizimin e shërbimeve që i ofrohen qytetarit. Banka e të dhënave në internet i mundëson çdo qytetari të interesuar për të punuar jashtë vendit të marrë pjesë në programet e promovimit të kanaleve të rregullta të punësimit jashtë vendit, duke unifikuar shërbimet që i ofrohen qytetarëve nga Sportelet e Migracionit në të gjithë vendin.

 

Share This Article
31 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *