Punësimi në poliklinika e spitale, garojnë 3443 infermierë

Pranvera Kola
friendly nurse visiting recovering senior patient

Plot 3443 kandidatë do të vijojnë më tej konkurimin për të siguruar një kontratë pune si infermier, fizioterapist, apo teknik imazherie pranë poliklinikave dhe spitaleve publike në të gjithë vendin.

Pas mbylljes së aplikimeve online, si dhe verifikimit të dokumentacionit të dorëzuar nga secili kandidat, autoritetet e dikasterit të shëndetësisë bëjnë me dije se në garë për kontratat 3-mujore të punës janë 2897 infermierë të rinj, 135 fizioterapistë, 411 teknikë imazherie.

Gjatë ditëve në vijim do të shpallen datat e testimit me shkrim për secilin specialitet.

Punësimi do të kryhet në bazë të pikëve që secili kandidat do të sigurojë nga konkurimi me anë të dosjes, si dhe testimi me shkrim.
p.k/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *