Punësimi në Spitalin e Ri të Fierit, vendet e lira dhe kriteret e punësimit në çdo specialitet

J L

Pranvera Kola 

 

Nis gara për përzgjedhjen e personelit mjekësor dhe atij administrativ që do të punësohet në  Spitalin Rajonal të Fierit, i cili ndodhet në proces ndërtimi dhe do të jetë gati brenda pak kohësh. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale bën me dije se konkurimi për kandidatët që duan të sigurojnë një vend të lirë pune në profilin e mjekut, infermierit, fizioetarpistit, teknikut të imazherisë, si dhe pozicioneve përkatëse në administratë, do të zhvillohet në dy faza, e para ka të bëjë me procesin e aplikimit me anë të dosjes, ndërsa faza e dytë përfshin intervistën. Përzgjedhja e kandidatëve që do të punësohen në këtë spital do të kushtëzohet nga vlerësimi i dosjes së dokumenteve që konfirmojnë kualifikimet dhe eksperiencën e punës të kandidatit, si dhe nga zhvillimi i intervistës që do të bëhet në një moment të dytë.

Për secilin profil janë detajuar tashmë edhe vendet e lira të punës për të cilat mund të garohet, së bashku me kushtet e aplikimit. Ndarjen e plotë të pozicioneve të lira në çdo profil, së bashku me kriteret e pranimit, si dhe skemën e vlerësimit e gjeni të detajuar në vijim të shkrimit.

Afatet e aplikimit

Sipas afateve të përcaktuara tashmë, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale bën me dije se aplikimi dhe dorëzimi i dokumenteve të kërkuara, do të bëhet online në adresen e email:  [email protected]. Data 7 prill është përcaktuar edhe si afati i fundit për pranimin e dosjeve të aplikimit për çdo kandidat të interesuar për këto vende të lira pune. Komisioni i ekspertëve, pas datës 7 prill do të shpallë listën e kandidatëve që do të vijojnë më tej procedurat e konkurimit për fazën e dytë që është intervista.

Kushtet për pranimin e mjekëve

Mjekët do të mund të konkurojnë për 52 pozicione të lira në specialitete të ndryshme shëndetësore. Sipas kushteve të pranimit të konfirmuara tashmë, për këto vende të lira mund të aplikojnë vetëm personat që kanë diplomën e mjekut, si dhe diplomën e specialitetit përkatës, teksa duhet të jenë detyrimisht të pajsiur edhe me lejen e ushtrimit të profesionit të marrë nga Urdhëri Profesional. Për kandidatët që janë në marrëdhënie pune me një institucion shëndetësor publik që ofron direkt shërbim shëndetësor qoftë kjo një qëndër shëndetësore apo spital, për të qenë pjesë e këtij konkurimi duhet që më parë të kenë marrë edhe miratimin nga institucioni ku punojnë aktualisht.

Kushtet për pranimin e teknikëve të shkencave mjekësore

Për vendet e lira të punës në shkencat mjekësore teknike janë konfirmuar 108 kuota, 100 prej të cilave në profilin e infermieristikës, 3 në fizioterapi, si dhe 5 për teknikët e imazherisë. Për të konkuruar në këto vende, teknikët e shkencave mjekësore duhet të jenë fitues të portalit “Infermier për Shqipërinë”, ose ata që janë të punësuar në institucionet shëndetësore publike dhe që kanë të paktën dy vite eksperiencë pune në profesion, si dhe të jenë të pajisur me lejen e ushtrimit të profesionit. Edhe në këtë rast sqarohet se kandidatët që janë në marrëdhënie pune me një institucion shëndetësor publik që ofron direkt shërbim shëndetësor (qëndër shëndetësore/ spital) duhet të kenë miratim nga institucioni ku punojnë për të qenë pjesë e garës për punësimet e reja që do të zhvillohen në këtë spital.

Vlerësimi i kandidatëve

Është përcaktuar edhe skema e vlerësimit me pikë për çdo kandidat që do të jetë pjesë e kësaj gare. Kandidatët do të vlerësohen për diplomën, gjuhën e huaj, përvojën në shëndetësi, kualifikimet e lidhura me fushën, si dhe për intervisten me gojë. Totali i pikëveve për këtë vlerësim është 70 pikë, përkatësisht: deri në 40 pikë vlerësimi i dosjes, si dhe deri në 30 pikë vlerësimi i intervistës me gojë. Komisioni do të përcaktojë skemën e pikëzimit e cila do të jetë e njëjtë për të gjithë kandidatët e të njëjtit profil.

Zhvillimi i intervistës

Autoritetet e dikasterit të Shëndetësisë bëjnë me dije se intervista me gojë do të fokusohet mbi njohuritë për organizimin e sistemit shëndetësor në Republikën e Shqipërisë, Kodin e Etikës dhe Deontologjisë Mjekësore, pyetje lidhur me sjelljen dhe situata hipotetike, ndërsa për punonjësit e administratës do ketë dhe pyetje lidhur me pozicionin përkatës. Për të gjithë kandidatët që do të aplikojnë për punonjës të administratës bëhet e ditur se duhet të kenë minimalisht tre vite eksperiencë pune në profesion. Në të kundërt nuk do të mund të jenë pjesë e garës për vendet e lira të punës në këto profile.

Njoftimi i kandidatëve

Komisioni i Vlerësimit harton listën me pikët e dosjes për çdo kandidat dhe i njofton ata për rezultatin nëpërmjet adresës së tyre me email. Sipas procedurave të përcaktuara, kandidatët kanë të drejtën e ankimimit për rezultatin brenda dy ditëve nga dita e njoftimit të tyre. Ankesa duhet të bëhet në adresën e email: [email protected] . Komisioni i Vlerësimit njofton kandidatët për vendin dhe orën e intervistës me gojë. Në përfundim të procedurës do të publikohen emrat e fituesve që do të vijojnë me lidhjen e kontratës së punës në profilin përkatës.

Spitali Rajonal i Fierit, është një investim i qeverisë turke në vendin tonë. Punimet po vijojnë me intensitet të larë ditë pas dite, ku aktualisht kanë përfunduar 90 për qind e punimeve. Ky spital që do të jetë gati në muajin prill, do të jetë jo vetëm një spital modern dhe në përputhje me çdo standard europian, por edhe një qendër e transferimit të dijes ku do të zbatohet projekti pilot i autonomisë spitalore, që pastaj do të shtrihet në të gjithë spitalet e Shqipërisë. Administrimi i spitalit, me mbarimin e punimeve do të kryet në çdo pavion prej ekspertëve e mjekëve turq për një periudhë tranzitore, deri në kalimin e kompetencave tek drejtuesit shqiptarë, të cilët do të punojnë krah për krah ekspertëve turq, për ta marrë më pas të gjithë përgjegjësinë.

Kandidatët duhet të aplikojnë në platformën online me dokumentat si më poshtë:

  • Jetëshkrimin e kandidatit ( CV).
  • Librezën e punës.
  • Diplomën universitare dhe listën e notave (e detyrueshme).
  • Diplomën e specializimit dhe listën e notave (e detyrueshme për mjekët).
  • Lejen e ushtrimit të profesionit (e detyrueshme për profilet mjekësore).
  • Dëshmi të kualifikimeve shkencore (gradë ose titull akademik/shkencor).
  • Dëshmi të njohjes së gjuhësve të huaja (nga institucione të njohura nga Ministria e Arsimit).
  • Diplomat e lëshuar nga institucioni i arsimit të lartë brenda apo jashtë shtetit, duhet të jenë të njohura nga ministria përgjegjëse për arsimin.
  • Para fillimit të punës të përzgjedhurit duhet të paraqesin edhe deshminë se nuk janë të dënuar për kryerjen e veprave penale.

Vendet e lira të punës për çdo profil mjekësor

Infermier                                                                 100

Teknik imazherie                                                    5

Fizioterapist                                                            3

Mjek kardiolog/hemodinamist                          5

Mjek hematolog                                              1

Mjek nefrolog                                                 1

Mjek endokrinolog                                          1

Mjek gastrohepatolog                                     2

Mjek otorinolaringolog                                   2

Mjek okulist                                                    2

Mjek pneumolog                                             3

Mjek neurolog                                                 4

Mjek kirurg                                                     3

Mjek ortoped                                                  1

Mjek urolog                                                     1

Mjek kirurg torakal                                         1

Mjek neurokirurg                                            2

Mjek anestezi-reanimacion                              5

Mjek infeksionist                                            4

Mjek radiolog/radiointervencionist                 3

Mjek urgjence                                                 5

Mjek internist                                                  3

Mjek transfuziolog                                          1

Farmacist                                                         2

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *