Dërguar me email
në adresën e redaksisë
Mendoj se duhet të them dy fjalë për një koncept që ndeshet rëndom në biseda, opinione apo në analiza të ndryshme mediatike. Po mundohem të arsyetoj sa më thjeshtë. Një milion votuan duke i dhënë mundësinë Edi Ramës të jetë në krye të qeverisë. Dakord. Po a mjafton kjo? Duke votuar Edin kemi votuar në një farë mënyre veten. Nuk mendoj që pas kësaj duhet ta quajmë detyrën tonë qytetare të kryer e të larë me veten. Edi është një, ne jemi një milion herë më shumë. Është gabim i pafalshëm t’i japim atij vetëm këshilla duke qëndruar vetë duarkryq. Punët e mira bëhen së bashku. Ai në llogoren e tij, ne në tonën, por veprues e këmbëngulës. Nuk ja arrin të zgjedhë çdo kandidat Edi në zgjedhjet e ardhshme. Na takon ne të propozojmë njerëzit e duhur. E në mos jemi edhe ne pjesë e fajit. Nuk është kurrë vonë për të bërë gjëra të mira, por nuk mjaftojnë vetëm fjalët e këshillat pa fund. Është përpjekje për të gjithë e duhet të luftojmë të gjithë. Profeti.
