Punët interesante që paguhen mjaft mirë

Mila Hysotoci

Shikoni këto 10 profesione fantastike që do të të bëjnë që të lësh punën tënde!

Testues makinash

I doni makinat? Ajo çka duhet të bëni është të testoni makina të ndryshme duke i ngarë ato dhe të jepni sugjerime apo feedback rreth tyre. Jo vetëm që jeni i pari që i jepni asaj makine por edhe paguheni për këtë. Kjo punë paguhet në bazë të makinave që testohen dhe rroga vjetore varion nga 60,680- 145,424 dollar në vit.

Etiketues i Netflix

Netflix ka një mundësi të mrekullueshmë punësimi për ju dhe ajo çka duhet të bëni është thjesht të shikoni episode apo filma në televizor, duke i etiketuar ose kategorizuar ata sipas temës, dhe duke ndihmuar Netflix të përmirësojë rezultatet e kërkimit. Kjo punë paguhet rreth 30.000 dollar në vit.

“Gjumash’ profesionist

Të punoni si një testues luksoz gjumi konsiston vetëm të flesh gjithë ditën. E vetmja gjë që duhet të bëni është të flini në kushte të ndryshme dhomash dhe të shkruani komente dhe të sugjeroni për përmirësime. Kjo punë paguhet 15.000 dollar në vit.

Kritik filmash

Nëse jeni një i fiksuar pas filmave, dini gjuhë të huaja dhe e kuptoni kinemanë atëherë puna si kritik filmash është ajo që ju përshtatet më së miri. Vetëm shikoni filma, shkruani komente për ta dhe paguheni rreth 82.000 dollar në vit.

Testues i rrëshqitseve të ujit

Pse të mos bëheni një testues i rrëshqitseve të ujit? Puna konsiston në testimin e rrëshqitseve dhe faktorëve si adrenalina që të jep dhe spërkatja me ujë në fund të xhiros. Do të udhëtoni kudo nëpër botë me të gjitha të paguara dhe  për më tepër do të paguheni për të bërë qejf. Kush nuk do e donte këtë sidomos kur kjo punë paguhet 34.000 dollar në vit.

Hamës në lidhje të drejtëpërdrejtë televizive

Këta janë shumë popullor në Korenë e Jugut. E vetmja gjë që ata duhet të bëjnë është të hanë sasi të mëdha ushqimi në lidhje direkte në television për orë të tëra dhe të angazhohen me audiencën. Kriteri i vetëm është të jetë zbavitëse për shikuesit. Kjo punë paguhet 10.000 dollar në muaj.

Blogere udhëtimi

Doni që të lini monotoninë e jetës së përditshme prapa krahëve dhe të udhëtoni nëpër botë duke fituar goxha para? Pse të mos bëheni blogere udhëtimi dhe të shkruani për vendet e mrekullueshme që do të vizitoni , të komëntoni për hotelet dhe restorantet dhe të fitoni para duke bërë këtë. Kjo punë paguhet 3000-5000 dollar në muaj.

Testues i lojrave elektronike

Nëse prindërit ju kanë thënë gjithënjë se nuk keni për të nxjerrë ndonjëherë para nga lojrat elektronike, kjo do të ishte mundësia e duhur për t’ju provuar atyre të kundërtën. Si testues i lojrave elektronike , ju duhet të luani videolojra dhe në këmbim do të paguheni. Kjo punë paguhet 25.000 dollar viti.

Testues çokollate

Ama jo të gjithë paguhen për të ngrënë çokollata dhe për të shkruar komente për të përveç një testuesi çokollatash. Kjo punë kërkon konsumimin e çokollatave të shoqëruara me komentet përkatëse të cilat i dërgohen kompanisë përkatëse. Kjo punë paguhet 9 paund ora.

M.H/ Dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *