Lazarat, helmohen punëtorët e drogës. Mjeku: Janë të rrezikuar

redaktor

Të helmuar nga droga, në gjendje të fikëti, apo me njolla të errëta në trup mbërrijnë në urgjencë.  Punëtorët e drogës në Lazarat janë droguar. Çdo ditë në spitalin “Omer Nishani” në Gjirokastër paraqiten mbi shtatë persona në gjendje të rëndë për shëndetin. Me të prekurit janë fëmijët, ose gratë që punojnë për herë të parë në ambientet me kanabis sativa. Disa prej tyre paraqiten me tension të ulët apo të rrahura të shpeshta zemre, kurse disa të tjerë te prekur nga alergjia trupore. Kjo situatë ka kohë, ndërkohë që numri i të prekurve vjen në rritje.

 

Zoti Lluka, ju jeni mjek urgjence në këtë spital. Është e vërtetë që ka fluks të intoksikuarish nga Lazarati?

Kjo situatë ka nisur prej dy muajsh. Besoj korrespondon me kohën kur edhe në Lazarat janë punësuar punëtorë të drogës. Ka shumë të intoksikuar, me të gjitha shenjat e personit të helmuar nga droga që kërkojnë ndihmë këtu në spital. Ka ditë që fluksi është tepër i madh, dhe mesatarja në ditë i takon mbi shtatë persona që kërkojnë ndihmë.

 

Çfarë moshe kanë personat që paraqiten në urgjencë?

Për fat të keq shumica janë fëmijë dhe adoleshentë, nga mosha 11 vjeç deri në moshën 20 vjeç. Por jo vetëm këta. Një numër i madh të intoksikuarish, janë femra. Ka prej tyre që janë me tension dhe zemër, para se të futen në ambientet e drogës, dhe kur vijnë këtu në spital, janë në gjendje të rëndë për jetën. Sikurse kjo nuk do të thotë se të rriturit apo burrat kanë imunitet. Dhe pse janë më rezistentë, përfundojnë këtu.

 

Me çfarë simptomash paraqiten në spital?

Kanë simptoma të njeriut të droguar, deri në overdozë. Të helmuar, me të vjella, diarre, puls të ulët, në gjendje të fikëti. Sikurse një pjesë e mirë e tyre vjen me alergji, me njolla të errëta që zgjasin deri në tre ditë. Kemi pasur raste tepër të renda për të cilët jemi detyruar ti mbajmë në spital. Në gjendje të rëndë paraqiten të vegjlit dhe gratë që janë më tension dhe më zemër.

 

Këtu në spital me çfarë i trajtoni?

Duhet theksuar se këtu marrin vetëm ndihmën e shpejtë për intoksikim dhe jo për shërim nga droga. Trajtimi kryesisht behët me preparatet kundër helmit, serume.

 

Çfarë tregojnë të sëmurët?

Ata nuk flasin. Nuk tregojnë as edhe ku punojnë apo nga se u është shkaktuar gjendja e sëmurë. Por në biseda private, kam mësuar se ata punojnë në ambiente të mbyllura ku mungon ajri dhe mbizotëron aroma e hashashit. Duhet thënë se kjo është e tmerrshme. Janë të rrezikuar edhe kur të largohen nga ajo punë.

 

Si mendoni, çfarë këshillash mund t’u jepet këtyre njerëzve?

Ata shkojnë aty, sepse nuk kanë ku punojnë dhe në kushte të tilla nuk është mirë të japësh këshilla. Por si mjek them, të paktën mosha e re të mos punojë në ambiente të mbyllura. Do të kenë problem serioze me jetët e tyre.

Share This Article
6 Comments
  • Mira bën nje pyetje te drejte qe ligji duhet ti jape përgjigje. Dhe kryepolici te mos justifikohet me veshtiresite e situates lazaratase por te organizoje e zbatoje operacionin e ndërhyrjes. Po bëhemi turpi i europës. Po semuren femijet kërthinj. Po shtohet numri i vartesve nga droga. Sa do mbeten të shendoshë nga tre milione popull kur me dhjetra po intoksikohen dita-dites? Po asgjesojme vetvehten me shume sesa na kane asgjesuar pushtuesit. Veproni dhe mos bëni statistika te semurësh!?

  • Te gjith njelloi jane. Nje shprehje e myslimanve eshte shume kuptim plote “si eshte Imami eshte edhe xhemati” Keshtu si eshte Kryetari, polici dhe strukturat me radhe do te jene edhe banoret e lazaratit. Ata tashme e kan ber kulture te tyre mbjelljen e droges ne vende te kultures se misrit te grurit apo te tjera .
    Keshtu qe aty vetem duhet te bejem sehire dhe te thjmi .Zote rujna nga ata drogmene.!

  • po per ata persona qe i shkojne cdo nate te alkolizuar … per ata njerez qe shkojne me pneumoni te renda ne dimer dhe skane me se te ngrohin shtepite e tyre si nuk shqetesohet ky infermer pranimi…eshte shume eksituese per disa ,perfshi dhe median te dalin ne tv e gazeta dhe te kapin ne goje emrin lazarat…problemi i tij eshte se kur shkojne punetoret ai se mer dot 10 mije lekshin dhe tju jape recete me 50 mije lek ilace dhe ti dergoje te farmacia e tij e preferuar…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *