Një punëtor i “Coca-Cola” është kapur ditën e hënë duke urinuar në kanaçe. Punëtorët e tjerë aty pranë, panë aktin e neveritshëm që 40-vjeçari po kryente në fabrikën Ball Corporation, në Angli.
Ai është pushuar nga puna menjëherë dhe iu tha të mos kthehej më në punë, sipas The Sun.
Ai ishte pjesë e stafit në fabrikë, ku po punonte prej disa muajsh.
“Konfirmojmë që një incident ka ndodhur në Ball Milton Keynes dje. Një punëtor i përkohshëm është kapur duke cënuar higjienën e produktit. Gjithashtu pohojmë që akti ka ndodhur vetëm në një kanaçe dhe tani nuk është më në linjën tonë të prodhimit. Punëtori është pushuar nga puna menjëherë”, është shprehur një zëdhënës i kompanisë.
s.a/dita

te kerkosh ti imponosh shijet personale
te tjerve ne perpjekje per te krijuar nji pije alternative
ala CocaCola ,
eshte urinim ne tru !