Punime intensive për parkun e fëmijëve në Sauk

Ornela

Fëmijët e njësisë nr.2 në Tiranë do të kenë mundësi të argëtohen në hapësirën dedikuar tyre, për të cilën punimet po vijojnë me intensitet.

Parku i fëmijëve në Sauk po merr formë dhe shumë shpejt do të vendosen edhe module të ndryshme lojërash , duke krijuar në këtë mënyrë për herë të parë një mjedis të dedikuar për fëmijët edhe për banorët e kësaj lagjeje të vjetër të kryeqytetit, por që për shumë vite është lënë në harresë.

Këndet e lojërave dhe hapësirat çlodhëse për të gjitha grupmoshat po shtrihen në çdo lagje të qytetit. Bashkia e Tiranës po i shtrin investimet në nivel kapilar.

o.j/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *