Punime në aksin Elbasan-Tiranë, bllokohet qarkullimi

anazapta

Aksi Elbasan-Tiranën do të qëndojë i bllokuar gjatë ditës së sotme për shkak të punimeve në rrugë. Policia e Elbasanit bën me dije se kjo rrugë është bllokuar në orën 07:00 të mëngjesit të sotëm dhe do të qëndrojë e bllokuar deri në orën 22:00. Gjithashtu policia këshillon drejtuesit e mjeteve të përdorin rrugën ekzistuese nga Qafë Krraba. Pas një kërkese të bërë nga Autoritetit Shtetëror Rrugor, Policia Rrugore duke bashkëpunimin e qytetarëve, siguron se do të marrë të gjitha masat për mos lejimin e kalimit të mjeteve gjatë orarit të kryerjes së punimeve nga firma ndërtuese.

Siç bëhet e ditur, në këtë aks po punohet për shtrimin e një shtrese asfalti nga firma kontraktore.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *