Punimet për ndërtimin e Bulevardit të ri të Tiranës, nuk mund të nisin pa u bërë më parë dëmshpërblimi i banorëve që preken nga zbatimi i projektit. Fillimisht duhet të bëhen përllogaritjet konkrete për kompensimin që duhet të marr secili nga pronarët e tokës ku do të shtrihet ndërtimi i bulevardit dhe rehabilitimi i Lumit të Tiranës. Në një dalje publike, prefekti i Qarkut të Tiranës, Sadi Vorpsi i ka kërkuar kryebashkiakut Lulëzim Basha që më parë të rillogarisë zërat e buxhetit sa i takon dëmshpërblimit që i takon banorëve, e vetëm pasi të jetë mbyllur ky proces mund të nisin punimet në terren.
Sipas prefektit Vorpsi, shuma e përllogaritur nga ish-qeveria Berisha nuk përputhet me shumën e vënë në dispozicion nga Bashkia e Tiranës, sa i takon kompensimit të pronarëve. E për rrjedhojë nuk mund të aprovohet nisa e punimeve në terren. Më tej, prefekti sqaron se problemi me këtë mospërputhje mes Berishës dhe Bashës qëndron te fakti se të cenuarit dhe ata që vuajnë në fund janë qytetarët. “Si prefekt i Qarkut Tiranë, nuk mund të lejoj që qindra banorëve të kryeqytetit, siç e kemi parë edhe në protestat e zhvilluara prej tyre, t’u prishen shtëpitë nga Bashkia, pa u saktësuar më parë fondi që do t’i dëmshpërblejë ata”, shprehet Vorpsi, duke shtuar se kjo është e padrejtë dhe bie në kundërshtim edhe me vetë lejen e lëshuar nga kryetari i Bashkisë së Tiranës.
Më konkretisht në pikën 5 të kësaj leje, vetë Basha thekson se : “Në pasuritë pronë private, subjekt shpronësimi nuk do të kryhen punimet pa u përfunduar më parë procedurat e shpronësimit sipas legjislacionit në fuqi”. Referuar këtij shqetësimi Vorpsi ka deklaruar se: “Në cilësinë e Prefektit të Qarkut Tiranë, jam i detyruar t’i kërkoj Bashkisë së Tiranës, kryetarit të saj dhe Këshillit Bashkiak, rishqyrtimin e zërit të buxhetit që ka të bëjë me shpronësimet për realizimin e projektit e Bulevardit Verior dhe rehabilitimin e Lumit të Tiranës. Në këto kushte, dëshiroj t’i bëj edhe njëherë thirrje Bashkisë së Tiranës, që të rregullojë zërin e shpenzimeve të shpronësimeve dhe vetëm më pas, puna mund të vazhdojë normalisht. Bashkia të mos merret me politikë, por me interesin qytetar, pasi qytetarët janë të parët”.
Mbledhjet e Këshillit Bashkiak gjatë muajve të fundit janë shoqëruar me protesta të vazhdueshme nga ana e banorëve që preken nga zbatimi i projektit për ndërtimin e bulevardit në pjesën veriore. Por, pavarësisht protestave të zhvilluara Bashkia e Tiranës nuk ka gjetur as kohën, e as zgjidhje kundrejt shqetësimit të ngritur prej tyre.

Nje sqarim i duhur, per te sqaruar ata qe akoma mbajne syzet e PD-se.
Duke ju refereuar te shkuares, kemi pare qe Lulzim Basha i mbeshtetur nga ish qeveria Berisha, fillonte punimet dhe shembte shtepite e banoreve autoktone ne shume pseudoprojekte infrastrukturore dhe pasojat ishin, shtepi te shembura dhe familje te lena jashte, te shperblyera qe smund te blenin as nje nevojtore, jo me te blenin ndonje apartament.
Keto i kemi pare me banore ne unazen e re te Tiranes, i kemi pare ne unazen e Shkodres, ku banoret pervec protestave pa asnje zgjidje, rrinin dhe harxhonin parate e pakta te demshperblimeve, neper avokate e seksere gjykatash, per te marre deshperblimin e merituar.
Shume mire, para se ti shembet shtepia, duhet paguar me cmimin e tregut, nuk na duhet nje shtese bulevardi, ku hajdutet biznesmene te Berishes, duan te ndertojne dhe nga ana tjeter, te kemi nje fatkeqsi sociale.
Do Lulja biznes, atehere paguaj.
Per te miren e popullit per cdo shpronsim per ndertim publik apo privat me pare te behet demshperblimi i atyre qe shpronsohen.
-Per Tiranen dhe tiransit me pare te perfundoj dem shperblimi,te sistemohej me pare lumi pastaj te perfundonte unaza e nisur (e madhe) pastaj bulevardi.
-Qeveria te mos mbylli syt ne asnje raste por te monitoroje punen e bashkise se Tiranes dhe te gjithe Shqiperise se vazhdonj abuzimet si ne kohen e Berishen.
Sigurisht qe duhet te shperblehen perpara, por jo te kerkojne qimen ne qull. Te paguhen sipas cmimeve te shtetit dhe keto le ti caktoje qeveria Rama. Por te jene per te gjithe njesoj dhe jo vetem per ato qe kane perpjekje me Bashkine. Se nje familje aty mund te kete 1 dhome e 5 femije dhe te kerkoje 5 apartamente madje dhe 2 rezerve. Duhet te strehohen per aq sa kane, ne asnje menyre te lihen jashte, por nuk duhet te perkedhelen. Nese perkedhelen, duhet te hiqen me police. Ne cdo vend te botes behen shpronesime per ndertime publike dhe prandaj si qeveria e ashtu edhe bashkia te veprojne sipas ligjit. Ndersa ato qe e kane rrembyer, pavaresisht se sa vjet kane, te jene me te urte dhe te pranojne sa i japin.
qe kjo ceshtje ka marre ngjyrim politik as qe nuk diskutohet. por nje gje eshte e sigurt qe E.Rama nuk e do projektin e zgjatimit te bulevardit dhe per kete ka te drejte. ndersa Basha nga ana tjeter jo se ka ndonje vizion per zhvillimin urban te tiranes qe kerkon si domosdoshmeri zgjatimin e bulevardit por ka hallin e boznesmeneve mbeshtetes se tij si dhe te kunatit te cilet kane blere prona buze gjurmes se bulevardit dhe nese projekti nuk zbatohet tokat e blera humbasin vlere.