Punimet në rrugë, mbyllet për disa orë aksi Elbasan-Tiranë

anazapta

Prej orës 07: 00 të mëngjesit deri në orën 18:00 do të bllokohet qarkullimi i të gjitha mjeteve në aksin rrugor Elbasan-Tiranë, në autostradën Tuneli i Kërrabës-Bradashesh dhe anasjelltas.

Përmes një njoftimi të policisë së shtetit është bërë e qartë se të gjithë përdoruesit e kësaj rruge duhet ta shmangin atë, pasi aksi rrugor Elbasan-Tiranë do të bllokohet plotësisht për shkak të shtrimit të një shtrese asfalti nga firma kontraktore e ndërtimit të kësaj rruge.

“Pas një kërkese të bërë nga Autoritetit Shtetëror Rrugor, Policia Rrugore, duke kërkuar mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e qytetarëve, siguron se do të marrë të gjitha masat për mos lejimin e kalimit të mjeteve gjatë orarit të kryerjes së punimeve nga firma ndërtuese, thuhet në deklaratën zyrtare të Policisë së Shtetit.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *