Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj ishte sot në qytetin e Prrenjasit së bashku me deputetin e zonës, Taulant Balla.
Të shoqëruar nga kryetarja e Bashkisë Prrenjas, Miranda Rira, zotërinjtë Ahmetaj dhe Balla inspektuan punimet që janë duke u kryer në kuadër të rivitalizimit të qendrës së qytetit.
Aktualisht punimet po ecin me ritme të shpejta dhe besohet se qendra do të jetë gati nga mesi i vitit.
