Punishte pijesh kontrabandë, në pranga biznesmeni

redaktor

Një biznesmen 28-vjeçar u arrestua ditën e djeshme nga agjentët e Zyrës Kundër Krimit Ekonomik dhe Financiar, pasi kishte ngritur një punishte pijesh kontrabandë dhe bënte falsifikime.

Burime zyrtare bënë me dije se ndaluan Lutfi Karamuçën, banues në fshatin Lanabregas të komunës Dajt. Policia kishte informacione se i dyshuari ushtronte aktivitet të paligjshëm të prodhimit të lëngjeve të frutave me emërtimin “ATEL 01” në banesën e tij, që ndodhet në fshatin Lanabregas.

Në bashkëpunim me inspektorët tatimorë u ushtrua kontroll në punishten e ngritur dhe u konstatua se përveç prodhimit të pijeve pa licencë, Karamuça nuk kishte as kasë fiskale për shitje dhe po ashtu nuk kishte siguruar asnjë nga punonjësit e punishtes së tij. Policia sekuestroi me cilësinë e provës materiale makineritë dhe pajisjet e punishtes, si dhe ambalazhet e shishet e pijeve freskuese.
Mbi pronarin e punishtes Lutfi Karamuça rëndojnë akuzat e “prodhimit dhe shitjes së ushqimeve e lëndëve të tjera të rrezikshme për shëndetin”, “punësimin e paligjshëm” dhe “fshehje e të ardhurave të biznesit”.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *