Punishtja e kanabisit në Durrës, mbeten prapa hekurave 7 të arrestuarit

Saimir Lleshi

Gjykata e Krimeve të Rënda la prapa hekurave shtatë personat e arrestuar dy ditë më parë në Durrës.

Në burg mbetën shtetasit Bejto Kotaj, Hiqmet Pashollari, Festim Xhelilaj, Qerim e Lutfi Xeka, Pajtim Bracaj dhe Ajet Sula. Atyre u janë sekuestruar rreth 700 kg drogë e llojit kanabis, ndërsa u arrestuan në disa qytete si në Tiranë, Shkodër, Krujë dhe Durrës.

Operacioni i koduar “Koordinata”, pritet të zgjerohet edhe me arrestimin e disa personave të tjerë.

Nga hetimet e Prokurorisë ka rezultuar se lënda narkotike e gjetur në punishten brenda një vile, kishte destinacion tregun italian.

Për këtë arsye, dyshohet se rrjeti funksionon edhe jashtë vendit. Punishtja e përpunimit të drogës ishte ndërtuar në vilën e shtetasit Valter Pashollari, i cili është shpallur në kërkim. Pesë prej personave të arrestuar kishin biznese të ndryshme. /Dita/

 

Share This Article
2 Comments
  • drejtesia ferkon duhart na erdhi peshku i madhe ne dor prandaj s duhet ta leshojme,se bejme goxha para.edhe keta pa lagur do dalin,se kete e vendos drejtesia,prandaj keto jan sa per te ber zhurme qe tu themi nderkomtareve,se ne po luftojm korupesionin.

  • Keqardhje per te gjith ata.fundja nuk vran njeri.burreri treguan.ktu po veasin e po dalin pa lagur.historikisht kush ka guxuar e ka ber mend.per te dhen komente dhe opinione esht e thjesht.por ata vet i din arsyet.ndaj lerini ti vuajn vet.gjithsesi respekte.te guxosh nuk esht krim

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *