Zgjohen prej javësh sa buzë detit, sa majë malit, pa asnjë “hall” financiar, nëse do t’u dalë apo jo “rroga” që të bëjnë pushimet e kësaj vere. I fusin nga një mesazh në “Facebook” apo “Twitter” që në të gdhirë.
“Mirëmëngjesi” na thonë pa hapur sytë mirë. Foto e video ndajnë pastaj. Sa me arritje dhe aq me dështime për palën tjetër. Komentojnë zhvillimet e ditës. Ato të rejat dhe të vjetrat. Drejtpërdrejt apo tërthorazi. I çojnë mesazhe sa njëri-tjetrit, aq edhe partnerëve ndërkombëtarë.
Akuzojnë ata që ndodhen në llogoren tjetër. I tregojnë me gisht për çdo dështim të tyren. Secili tregon se është “i virgjër” dhe i kulluar. “Punon” për popullin, edhe kur është me pushime. Por kundërshtarit i fut gjithmonë stërkëmbësin. Ndodhen në Tiranë, apo edhe kilometra larg saj dhe ndërsa rrëkëllejnë gotat e verës së shtrenjtë në freskinë e plazhit, apo ajrit të pastër, mendojnë për mesditën.
Kush zhvishet dhe del fotografi ballore, kush me profil apo kurriz, e kush nuk ka foto të këtij viti, sa herë i përmendin pushimet, i nxjerrin ato të vjetshme nga arkivi. Me një peshk të egër e fruta deti, apo mish të pjekur në hell, stafet ua kanë bërë gati postimet e dyta të ditës. Ua “servirin” dhe më pas i postojnë. Aty vërshojnë komentet e atyre që u lëpihen me titujt “gjigant”, “burrë shteti”, “Skënderbe”, “shpëtimtar” i shqiptarëve dhe “kombit”. Po ashtu edhe ata që i shajnë “tradhtar”, “hajdut”, “vrasës” apo “kriminel”. Por, liderët gajasen me të dy palët e komenteve. Ka nga ata që u përgjigjen edhe vetë. Por ka nga ata që lëshojnë “ushtarët” apo i fshijnë në kohë rekord mesazhet ku shahet shefi.
E kështu dreka e këtyre ditëve gushti mbyllet me plane për t’i bërë “gropën” kundërshtarit, si ta rrënojë politikisht dhe hedhin nga pushteti në vjeshtë? Analizojnë planet e “pensionimit” të njërit dhe “çimentimin” e pushtetit të tyre, sa në parti apo në zyrat e shtetit. Llogari, hesape të vjetra, inate për ato që kanë ndodhur ndër vite, apo atë që sapo i ka bërë. Lakojnë emra e mbiemra, kë të heqin e kë të vënë në X post, kujt t’i japin koncesionin, tenderin e radhës apo ofiqin. Kujt t’i premtojnë për përfitimin që do të ketë kur të vijnë në pushtet.
Një gjumë dreke ua “kthjellon” më shumë mendimet e planet për shtatorin që po vjen. Shkodra, KQZ-ja, shkarkimi i presidentit, rrëzimi i qeverisë, SPAK-u, prokuroria, ngritja e Gjykatës Kushtetuese, zgjedhjet e parakohshme, hapja e negociatave me BE, e sa e sa çështje i presin.
Buzëmbrëmja u vjen shpejt. Telefonata, “Whats App” e mesazhe për ata që presin me celular në dorë. Një lajm nga shefi edhe në ditët me leje. Në mbyllje të ditës stafet i njoftojnë për bilancin e “bërjes” politikë në rrjetet sociale. Kush ia futi kujt dhe çfarë “mendon” populli. Sondazhe në anën tjetër që të gjithë i nxjerrin të parët. Por përveç postimeve të tyre, ata kanë organizuar edhe vartësit në qeveri e opozitë. Këta janë të programuar, në orare të caktuara dhe që të mos kenë “përplasje” online me shefat. Nuk duhet t’i marrin hapësirën shefit, por nuk duhet që as të lënë pauza të gjata. Jo të gjithë i shkruajnë vetë hartimet e “Facebook”-ut. Ua kanë bërë gati pjesës më të madhe. Thjesht u del emri që e postoi X-i apo Y-i dhe kështu bëhet “buqeta” shumëngjyrëshe e reagimit në njërin front dhe tjetrin. Grupet e mediave në “Whats App” pranë liderëve njoftojnë për çdo postim.
Televizionet informative i lëshohen me lajm të fundit. Portalet po ashtu i vënë titullin “Çfarë po ndodh…..”. Edicionet e lajmeve i kanë përmbledhur të gjitha ciu-ciu-t. I kanë bërë kronikë. E kurojnë mirë dhe dublojnë çdo politikan. Madje ka nga ata që zgjedhin edhe zërin, si edhe porosisin që “ky të mos më dublojë më”. Dhe protagonistët shijojnë “suksesin” e një dite teksa janë në verandat e vilave qeveritare, vilave private, apo hoteleve luksoze ku bujtin familjarisht, por edhe me stafet, shoferë dhe badigardë, shkruan SI.
Darka vjen shpejt e rreth tryezës mbledhin “dorën” e tyre. Hanë e pinë e prapë e “mendojnë” për shqiptarët. E nesërmja po vjen e duhet “sulmi” i ri online. “Mendjellinjtë” që kanë afër u bëjnë sugjerimet e ditës së re. Kush të nxjerrë gruan dhe fëmijët fotografi, kush të ulet gju më gju me fshatarin, apo bariun e deleve, kush të bombardojë me sukseset e punëve të verës që s’ndalen, kush të lëshojë bateritë me video për kundërshtarin dhe t’ia numërojë të gjitha të këqijat.
Këto ditë gushti ata janë shfaqur rrallë fizikisht në TV e publik. Por online na kanë “përmbytur”. Edhe kur ikin përtej kufijve dhe janë në fluturim, postimet i kanë gati. Mbeten “mëngëpërveshur” si të hënën e të dielën, në ditë pune dhe ditë pushimi. Edhe kjo javë me gjasë kështu do të jetë. Pushuan gjatë se “punët” e mëdha i presin. Ato për “shqiptarët”. Theken buzë detit e freskohen majë malit dhe… “mendojnë” për shqiptarët.
E ata që mezi i bëjnë ca ditë pushime, lëshohen me komente e duartrokitje në profilin e njërit apo tjetrit politikan. U shkruajnë për halle, apo edhe çështje globale. Dikujt i bëjnë gjyqin popullor. Shefit të partisë i thurin lavde. Një pjesë e mirë denoncojnë atë që shikojnë dhe i shqetëson. Shpresojnë të zgjidhin hallet e kësaj vere nga “Facebook”-u apo “Twitter”-i dhe halli është sa personal, i komunitetit apo edhe i partisë. Liderët e bronxatuar, sportivë dhe me veshje firmato po i mbajnë “shënim”. Edhe një javë do 1 shtatori. Nuk bëhet fjalë për digjitalizimin në Tiranë, Durrës dhe Vlorë dhe një dekoder që ju duhet për të parë televizionet. Por për “dekoderin” e betejës politike të radhës.
b.b/dita

Tre komshite e xha Sejdinit ,,maturante ne fillimet mbas viteve 9t ,i thane xha Sjdinit qe ne komunizem mbulonte sigurimin e jashtem ,Erdhi demokracia ,Xha Sejdin , ty do te varim te parin tek shtylla e telefonit . Ujku Sejdin ,i perlasi koke me koke keta tre djemte maturante dhe i tha :
Ju njohjtet baca Enverin ,por do njihni me vone cunat e bace Enverit dhe do me kujtoni se cfare kelysha kurvash do jene ,sa do ju vjedhin ,sa do ju terheqin zvarre .E degjuan Xha Sejdinin dhe jo tani ,por mbas nje viti i dhane te drejte ujkut plak ,dhe tani jane miq ,dhe kane respskt per kete plak te zgjuar .
adihale !
Komentshkruesi eshte 100% ne dakort te varim ne shtyllat me te aferme te elektrikut sejdinin.. ramen , keto sigurimsat mafjoze komunista-kapitaliste por te siguroj se pas tyre duhet te fusim ne gropen e hales “adihat” qe jane plehu ku kane lule-zuar keto sejdiner dhe ramuter..
nje pyetje per adihalene:
.
diku..dikur ke thene se ben rrugen norvegji-shqiperi cdo muaj qe vetem nje miljarder mund te beje keto udhetime….pra kush “xen-portal” fshihet pas kesaj monstre ??
.
Shkrimi me origjinal ne D I T A.Per tre drejtuesit kryesore ne politike S O T..qe po çudisin boten per mire ose per keq.Kete le ta gjykoi lexuesi.Une do jap mendimin tim modest.Dhe dihet se kush eshte KAMPIONI ne kte vend qe i do te miren popullit me shume se vehtes se tij.Dhe Ai duhet te ishte ne KATERSHEN me dixhitalb ne dore duke sajuare lajme te ” mira” per maxhorancen,Shqiperine,Europen e Boten.
-Ndokush mund te thot se pse ky ..merret me personin qe D I T A nuk e vendos te parin ne renditje e me pas njeri-pas-tjertrit te 2,3,4.
-Ne jeten time si drejtues vija nota per sejcilin ashtu si arsimtari ne shkolle,pasi pa u vlersuare dija e sejcilit..humbet stimuli moral dhe matrrial..pra si puna e UJKUT qe shkon ne kopen e deleve e kap ke te mundi.
-Une si intelektual dua qe te 4 keta personszhe te politijes 30 vjeçare ti vleresoj me note per punen qe kane bere ne keto vite ne te mire te popullit ose te vetes tyre.
1-Noten 10,pra vendin e pare ja jape Saliut,i cili ne 30 vite beri nje te mire,se ne Fier vari ne mes te qytetit 3 fshatar nga Libofsha qe grabiten dhe ekzekutuan 5 njers te pafajshem midis tyre 2 femije.
2-Noten 9 ose vendin e dyte ja dhuroi Ilirit,pasi urdheroi te denohej nje fshatar me gomar ne KRRABE te Tiranes i cili u akuzua se vodhi floririn dhe Saliu e quajti “Like-Floriri”.
3-Noten 8 ose vendin e trete ja kushtoi Lulit 7×7=42,i cili pa mund e djerse mori nga Edi Rama 15 mil.ero te pallatit te ndertuare ne Vlore me interesat e fitimit te 230.mil.€ te rruges se Kombit.Dhe pret te marri shperblimin e truallit qe do shesi ne Tepelene te siguruare siç duket nga Dash Aliko per djersen e derdhur ne Lazarat gjat proçesit te mbjelljes,prashitjes,vaditjes,korrjes e shitjes se hashashit namemadh ne Shqiperi Europe e Bote,ku pas 2013 hengri koken e Saimir Tahirit,F.Xhafes..dhe kerkon ate te Edi Rames sezben.
4-Noten 7 ose vendin e 4 ja detikoi idhullit tim Edi Rama,i cili pa nje pa dy reabilitoi ballistin M.Frasheri duke e radhitur ate nder Frasherllinje e nderuare te Kombit tone.
-Duke falinderuare D I T E N shpresoi se kundershtaret e mi ne menyre ANONIME si zakonisht do te me sulen me ofendime per radhitjen qe u kam bere liderve Shqiptar te cilet nate-dite mendojne per popullin fukara dhe per vete mendojne se ku do i fshehin qindarkat e fituara me djersen e”ballit” ne 30 vite SHKERDHATOKRACI.FLM.
b.b/dita
“Punojnë” për popullin, edhe kur pushojnë/ Ditë-nata e “hallmëdhenjve”
që këta të tre janë ndyrësira!?
e kemi thënë me kohë,unë e shumë të tjerë,por që dhe këta kanë të drejtën e pushimit!!
këta nuk rrijnë rrehat pa i bërë vetes reklamë nga mëngjesi në darkë!paguajnë me paratë e dhëna nga populli me me pahir a me budallallëk të tjerë që tu bëjnë reklamë dhe kur këta flënë gjum!!
pavarsisht se ti o b.b i ke telendisur sa i ke këputur në byçka,mos harro se dhe kjo telendisje është rreklamë për ta!!dhe kjo telendisja tënde ndërsen turrmat e bagëtive që këta kanë pas për ti mbështetur dhe më verbërisht!!
ti,dhe dita i bëni një rreklamë okulte këtyre ndyrësirave që po na hanë të gjallë!!
kur vjen momenti i dilni në krah hapur!
njëlloj si ai poeti i regjur i të vërtetës së gënjeshtërt,apo i gënjeshtrës së vërtetë!!
Ja keta jane shqiptaret e shitur per pak pushtet dhe qef harremi ! Jane shemtuar tek zoti, jane bere si shejtan ! Mjmune te krusur te rrudhur si Urjahip !
b.b/dita
“Punojnë” për popullin, edhe kur pushojnë/ Ditë-nata e “hallmëdhenjve”
që këta të tre janë ndyrësira!?
e kemi thënë me kohë,unë e shumë të tjerë,por që dhe këta kanë të drejtën e pushimit!!
këta nuk rrijnë rrehat pa i bërë vetes reklamë nga mëngjesi në darkë!paguajnë me paratë e dhëna nga populli me me pahir a me budallallëk të tjerë që tu bëjnë reklamë dhe kur këta flënë gjum!!
pavarsisht se ti o b.b i ke telendisur sa i ke këputur në byçka,mos harro se dhe kjo telendisje është rreklamë për ta!!dhe kjo telendisja tënde ndërsen turrmat e bagëtive që këta kanë pas për ti mbështetur dhe më verbërisht!!
ti,dhe dita i bëni një rreklamë okulte këtyre ndyrësirave që po na hanë të gjallë!!
kur vjen momenti i dilni në krah hapur!
njëlloj si ai poeti i regjur i të vërtetës së gënjeshtërt,apo i gënjeshtrës së vërtetë!!
Duplicate comment detected; it looks as though you’ve already said that!
« Back