Një person ka lënë pa drita prej orësh disa lagje të Tiranës. Ai ka qenë duke punuar privatisht, por ka dëmtuar kabollot e disa fibrave. Për pasojë, që prej mesditës së sotme, një pjesë e mirë e kryeqytetit është pa drita.
“Ne zonen e Kasharit jane demtuar nga nje individ i papergjegjshem duke punuar privatisht kabllot e tre fidrave 20kV sot ne dt 11/11/2015 ora 14:17. Grupet e OSHEEs DR Tirane, pas verifikimit nga policia lidhur me demin e shkaktuar po punojne per riparimin e difektit. Fidrat e demtuar jane 16, 17, 18 qe dalin nga nenstacion 110/20 kV Kashar. Zonat pa energji: Pallate ne Fushen Misto Mame Yzberisht, Top Chanel, Pallatet Giron; Lin Konstration, Unaza e Re, Zona prane Yzberishtit Numri i abonenteve pa energji nga ky difekt eshte 18702 abonente. Nderkohe, OSHEE ka bere padi ne komisariat ne lidhje me incidentin, kurse policia po identifikon autorin per ta vene perpara pergjegjesise ligjore”, thuhet në një deklaratë të OSHEE-së.

Te ngacmosh kabllot ne Amerike nga nje person e cojne ne cmendinen e burgut Federal, me bllok betoni