Punonin si këngëtare e stiptiste, arrestohen në Gostivar 6 shqiptare

Dita

­ Mediat maqedonase raportojnë se dje në mbrëmjejanë arrestuar në një lokal nate në Gostivar 6 femra nga Shqipëria, të cilat nuk kishin mjete identifikimi në momentin e kontrollit.

Vajzat e moshës nga 21 deri në 33 vjeç dhe ishin punësuar si këngëtare dhe striptste në lokalin “Nota” në Cegran të Gostivarit. Gjatë kontrollit, pronari i objektit me iniciale Sh.Sh. e ka sulmuar verbalisht dhe fizikisht, njërin prej policëve duke ikur më pas nga lokali.

Në orën 04:00, I.SH., vëllai i pronarit të objektit “Nota”, ka shkuar në komisariatin e policisë dhe ka sjellë me vete gjashtë pasaporta shqiptare për të arrestuarat, që ato nuk i kishin me vete gjatë arrestimit, shkruan “Zhurnal”. Lokali në fjalë, me vendim të DAP është mbyllur për 30 ditë, ndërsa policia e Gostivarit po merr masa për dokumentimin e këtij rasti.

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *