Punonjësi i policisë qëllon veten me armë

Elton Tafaruci

Një punonjës policie ka qëlluar veten me armë. Ngjarja ka ndodhur ditën e sotme në Tiranë në lagjen e “Alliasit”.

Burime nga policia thanë se, rreth orës 15:00 të ditës së sotme, në zonën e njohur “Allias”, në banesën e tij, është vetëplagosur, me armën e shërbimit punonjësi i policisë me inicialet B. Ç., 41 vjeç, i cili është dërguar në Q.S.U.T, në gjendje të rëndë për jetën.

Grupi hetimor në vendin e ngjarjes po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *