Skandalet nuk kanë të sosur për kandidatin e Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës, Halim Kosova, i cili përdor punonjësit e bashkisë për t’i bërë pyetjet në dëgjesat me banorët e kryeqytetit. Rasti konkret i shfrytëzimit të punonjësve është parë edhe në dëgjesën e zhvilluar me banorët e Stacionit të Trenit dhe Restorant Durrësit, ku një punonjëse dhe një oficer i Policisë Bashkiake dalin përkrah kandidatit të djathtë.
Siç e shikoni edhe në foto, kandidati demokrat pyetet nga punonjësja e bashkisë, Rezarta Aga, e cila, qëndron përballë Kosovës dhe i flet këtij të fundit për mbështetjen që do të ketë në zgjedhje edhe nga partitë e koalicionit të majtë. “Përshëndetje, quhem Rezarta Aga. Unë e dëgjova atë mbështetjen LSI dhe PS dhe si doktor në sektorin e shëndetësisë unë them që me doktor Halimin e djathta lanë të majtën, të dyja bashkë lajnë fytyrën”, thotë gjatë fjalës së saj punonjësja e bashkisë.
Si të mos mjaftonte kjo, punonjësja e bashkisë që paraditen e saj e shfrytëzon për të shkuar në organizimet e Partisë Demokratike, ajo shkëmben opinione me atë që dëshiron të zëvendësojë shefin e saj aktual, Lulzim Basha. Nga ana tjetër, Halim Kosova i përgjigjet me të njëjtën mënyrë, duke vijuar aktrimin për sytë e opinionit publik, duke mos i dhënë të njohur, por vetëm duke shkëmbyer lavde dhe bëjnë sikur e dinë se çfarë heqin njerëzit. “Më pëlqen, e pranoj. Se çfarë heqin njerëzit kur e kanë një dorë të vrarë, kështu që, më mirë është me dy”, iu përgjigj Kosova punonjëses së Bashkisë.
Në të njëjtin takim, një oficer policie i Policisë Bashkiake të Tiranës, Tahir Bare, shfaqet përkrah kandidatit demokrat Halim Kosova, duke e shoqëruar atë në takimet me zgjedhësit. Siç e shikoni në foton me rreth të kuq, ku është qarkuar oficeri i policisë që është bashkë me kandidatin e Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës, përdorja e burimeve njerëzore në të njëjtin takim bëhet në mënyrë të organizuar nga kjo parti politike, që shfrytëzon të gjitha burimet njerëzore që ka për t’i shfaqur në publik si qytetarë, apo për t’i përdorur për të përfituar vota.
Në këtë rast, teksa Halim Kosova vijon takimet e tij elektorale me tregtarë të vegjël ambulant, për mbështetje ka dhe oficerin bashkiak. Policia Bashkiake shpeshherë është denoncuar nga qytetarët se po ushtrojnë presione të ndryshme në ushtrimin e aktivitetit të tyre, duke i nxjerrë pengesa nga më të ndryshmet dhe se prapa kësaj mësymje ndaj tregtarëve janë po këta oficerë që shfaqen në krah të kandidatit të PD për Bashkinë e Tiranës.


BOLL SE U NGOPEM ME GJITHE KETO FALLCITETE, KERKONI QE TA NA MBUSHNI MENDJEN SE HALIMIN E DUAN. UNE I KAM SHUME INAT KETO GJERA.
E DENOJ SHUME KETE GJEST SEPSE NUK MUND TE DETYROSH NJE NJERI QE TE DALE NE TAKIME NEN KERCENIMIN E PUSHIMIT NGA PUNA.
Te tilla gjera jane tipike per PD-ne sepse ata nuk i mbeshtet njeri dhe prandaj dhe fillojne e perdorin te tilla marifetet per tu hedhur hi syve njerezeve.
Keto taktika e ka perdorur Saliu rendomte ne cdo fushate te tijen. E ka perdorur Luli dhe tani po e perdor Halimi.
Halimi eshte nje ushtar i Saliut dhe prandaj nuk e ndryshon menyren e te berit fushate.
Dhe ky kriminel si Saliu eshte sepse gjithe ate klinike 2.6 milion euro si e beri.
E cfare mund te presim me shume nga Halim Kosova. Imagjino ti japesh pergjegjesine e drejtimit te Tiranes. Partia Demokratike e ka vene per ta bere “koke turku”, kjo u kuptua qe ne momentin qe e shpalli kandidat.
Paska filluar te kopjoje erjonken, se erjonka keshtu bene, biles tani e ka forcuar shume gjuhen edhe shane, bravo je bere bindes per partnerin.
Nuk i mjaftonte nje Halim,,Saliu adoptoi edhe nje Halimke tjeter..Ai i perdor si kerriça qe ua hipen vete..Mirepo i duhej nje kerriç gomari si ky Halimi edhe Lulit. Nga nje Halim per koke kane.