Puset e ujit, PD amendament në Kuvend: Përjashtoni këto kategori

Ornela

Deputeti demokrat, Endri Hasa, depozitoi në Parlament amendamentin që përjashton nga pagesa familjet në fshat dhe qytet, që përdorin puset për t’u furnizuar me ujë.

Në projektligjin e Ministrisë së Bujqësisë tarifa e përdorimit të ujit nga puset nuk përcaktohet, duke e lënë atë në vullnetin e qeverisë.

Deputeti Endri Hasa propozon që të vendoset në ligj përjashtimi nga tarifat për çdo familje që nëpërmjet puseve, plotëson nevojat familjare për ujë apo i përdor puset për qëllime bujqësore dhe blegtorale.

Sipas deputetit, Ministrisë së Bujqësisë i mungojnë të dhënat e familjeve që përdorin puset për këto qëllime, por sipas të dhënave të INSTAT për ata që jetojnë në fshat, janë rreth 300 mijë familje përfituese nga nisma e Partisë Demokratike, nëse ajo do të pranohet nga qeveria.

Deputeti Endri Hasa propozoi gjithashtu që fushata 6 mujore e parashikuar nga qeveria për informimin e qytetarëve dhe plotësimin e dokumentacionit të zgjerohet në dy vjet për t’u dhënë përdoruesve të puseve kohë të mjaftueshme për regjistrimin e tyre.

o.j/dita

 

Share This Article
2 Comments
  • Ne kete vend nuk ke ku e kap me pare! Mbase para se te disiplinohet perdorimi i ujit mund te jene nje mori gjerash qe duhen cuar ne vend, por kjo nuk do te thoite qe uji te shperdorohet dhe te shikohet si nje mall “dhurate e perendise”. Ne cdo vend te botes uji konsiderohet pasuri kombetare qe duhet perdorur me nikoqirllek dhe per kete ne te tera keto vende egziston nje ligj i rrepte per perdorimin e tij. Te gjithe kemi degjuar per perdorimin e ujit me pikatore ne izrael, te mos keqkuptohemi, jo per te pire, por ne bujqesi e ne sherbime komunale.Keshtu qe nje njeri indergjegjshem kete reforme per perdorimin e ujit te ndermarre nga qeveria, nuk e shikon si nje reforme antipopullore. Ne kete realitetr vihet re nje dukuri interesante, si ne cdo fillim reforme, ka nje reaksion, por jo nga ata qe kane me pak te ardhura dhe jane korrekt me ligjin, por me shume ankohen ata qe i kane mundesite, por dhe qe jane mesuar te abuzojne me ligjin!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *