Pushime në Ksamil, turistja polake arratiset pa paguar lekët e hotelit

Ornela

Një rast i çuditshëm ka ndodhur në qytetin e Sarandës në fund të këtij sezoni veror.

Një turiste polake e cila kaloi pushimet në plazhin e Ksamilit është larguar nga Shqipëria pa paguar paratë e hotelit ku qëndronte.

Policia njofton se 30-vjeçarja M.V ka bërë kallzim duke denoncuar rastin në fjalë.

“Më datë 07.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë, për shtetasen polake D.T, vjeç 28, banuese në Poloni, pasi dyshohet se më datë 06.09.2017, shtetasja M.V, vjeç 30, banuese në Sarandë, ka bërë kallëzim se, i ka sjellë turist në hotel dhe është larguar nga Shqipëria pa i paguar nje sasi eurosh” shkruhet në njoftimin e policisë.

Share This Article
1 Comment
  • “Më datë 07.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë, për shtetasen polake D.T, vjeç 28, banuese në Poloni, pasi dyshohet se më datë 06.09.2017, shtetasja M.V, vjeç 30, banuese në Sarandë, ka bërë kallëzim se, i ka sjellë turist në hotel dhe është larguar nga Shqipëria pa i paguar nje sasi eurosh” shkruhet në njoftimin e policisë.
    ska polic që e kupton këtë gjë!!
    më rrëmujë nuk mund të shkruhet!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *