Pushime të paguara verore për deputetët e opozitës së re parlamentare

redaktor

Pas makinave, kredive për shtëpi dhe gardistësve roje, deputetët e opozitës së re, mund të shijojnë edhe një “dhuratë bonus” veror.

Kreu i grupit parlametar të PS, Taulant Balla, i ka bërë një propozim kryeministrit Rama, që deputetët e opozitës së re, të trajtohen me nga 15 ditë pushim (çift) në Kovalishencën Qeveritare të Durrësit – shkruan portali Pamfleti.

Pas propozimit të Ballës, duke qenë se ligji nuk e lejon trajtimin e deputetëve në rezidenca shteti me shpenzime shteti, kryeministri Rama i ka dhënë porosi Ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj, nga i cili varet kjo qendër rezidenciale, të përgatisë një relacion financar, për akomodimin e plotë 15 ditor, të çdo deputeti të opozitës së re, për pushime në çift.

Krye-deputeti i “rilindjes”, Taulant Balla, i cili prej 5 muajsh, ka menazhuar dhe deputetët e opozitës së re, ka hartuar një grafik paraprak, me preferencat kohore të çdo deputeti, të cilën do t’ia dorëzojë Drejtorisë Ekonomi-Financës në Ministrinë e Brendshme, për të llogaritur kostot e konsumit dhe bërë rezervimet përkatëse në hotele, sipas 15 ditorëve të kërkuar. Këto shpenzime, që mendohet shkojnë afro 40 milionë lekë, do të trajtohen si “shpenzime emergjence” – shkruan portali.

k.a. / dita

Share This Article
14 Comments
  • Kemi vendosur si grup parlamentar socialist ti paguajme pushimet kolegeve te opozites se re. E kane meritu me djersen e ballit. Jane kapur dhemb per dhemb me ne socialistet ne parlament. Do futemi dhe ne librin e rekordeve Guinnes si e vetmja qeveri qe dergon me pushime te paguara opozitaret e vet. Do na japin dhe ndonje cmim ne OKB dhe ndoshta na hapin dhe negociatat me BE. Mire thone se qingji i mire pi dy nena. Keta qingjat tane deputete te opozites re kane lindur me kemishe.

    • PAS MILOT – BALLDREN ESHTE SANDER FRANGAJ TJETER PASUNAR BERISHIST SI BASHKIM ULAJ QE VJEL NGA TEPSIA RILINDJOTE !!!!

      I nderuar zoti Kryeredaktor

      Krimin e paramenduar qeveritar me koncesionin e rrugës Milot Balldren, e zbulon dokumenti i Bankës Botërore (BB), sipas të cilit, ky segment rrugor dytësor nuk ka qenë, as i domosdoshëm dhe as i planifikuar, në projektet zhvillimore të infrastrukturës kombëtare, për vitet 2016-2025.

      Ashtu si me 18 milionë euro reklama në pushtetin “Berisha”; ku koncesion është skenar i ndërtuesit Sandër Frangaj, pronar i TV-Klan, bërë me kryeministrin Rama, për të zhvatur sa të munden, me tendera e investime fiktive.

      Skenari për vjedhjen 180 milionë euro në koncesionin e rrugës së “florinjtë” Milot-Balldren, ka nisur me disa kronika në formë “apeli” ndaj qeverisë, për rikonstuksionin e këtij segmenti, motivuar me gjoja shqetësimin e banorëve të zonës, për kontakt normal me tregun e Milotit e Laçit, por që në fakt, ishte mundësi biznesi ndërtimi, për Sandrin e çdo pushteti.

      Pë ta përligjur këtë investim, kryeministri Rama dhe ministri Gjiknuri, maskuar pas shqetësimit të banorëve të zonës (Sandrit), futi rikonstuksionin e rrugës Milot-Balldren në projektet e viteve 2016-2020, me vlerë 10 milionë euro, e cila do të ndërtohej nga firma “ANK” e ish-deputetit të PS, Ndue Kola, ende pa kaluar kapitalet tek vëllai i tij Agim Kola, krushk i Sandër Frangajt.

      Ky projekt, që do mbushte gropat, me zhavorr e dhera, nga firma e Benard Nallbanit, kunat i Sandër Frangajt, sa për të marrë 10 milionë eurot e dhëna nga kryeministri, u refuzua nga Banka Botërore; e cila me ekspertët e saj, vendosi të ndërhynte në këtë rrugë, por vetëm duke ndërtuar “By Pass”-Lezhë.

      Qeveria shqiptare, u detyrua ta pranonte këtë investim, i cili u planifikua edhe në projektet infrastrukturore të viteve 2016-2020, për të ndërtuar “By Pass”-Lezhë, me gjatësi 4 kilometër dhe vlerë 24 milionë euro (6 milionë euro/km) të financuar nga Banka Botërore.

      Mirëpo kryeministri Rama, që e dinte se Sandri nuk mund të vidhte dot milionat, mbasi BB do ta administronte vetë investimin e saj në “By Pass”-Lezhë, shpërfilli skemën e BB; dhe vendosi ta ndërtojë krejt rrugën 17.4 kilometër, me buxhetin e shtetit shqiptar, duke lënë përsëri në lojë firmën “ANK” të Ndue Kolës, gjë që të tregoi, se po vazhdonte pazari Rama-Frangaj.

      Grupi me 3 ekspertë, të caktuar nga Rama-Frangaj, për të bërë vlerësimin financiar të investimit të rrugës Milot-Balldren, konkludoi për fondin limit 102 milionë euro pa TVSH, ndërkohë që kostoja reale ishte 71 milionë euro, ndërsa shtesa (vjedhja) 31 milionë euro ishte bërë fiktive, me diktat të kryeministrit.

      Pas këtij vlerësimi, ende pa u marrë vendim qeverie për investimin, “në TV-Klan” filluan kronikat mbi domosdoshmërinë dhe emergjencën e rindërtimit të rrugës Milot-Balldren, ndërsa vetëm 1 muaj pas kronikës së 14 televizive, në datën 9 tetor 2018, pa asnjë garë publike por vetëm me VKM, kompania “ANK” e Ndue Kolës, krushkut të Sandër Frangajt, u shpall fituese për PPP (Koncesionin) e ndërtimit dhe mirëmbajtjes së rrugës Milot-Balldre, me fond 161.5 milionë euro, (pa TVSH), ose edhe 59.5 milionë euro, më tepër se vlerësimi i ekspertëve.

      Duke parë që super-vjedhja ishte përfitim nga Sandër Frangaj dhe nuk reagoi as opozita PD-LSI, në datën 23 shkaurt 2019, kryeministri udhëroi dy ministret Belinda Ballku e Anila Denaj, të hartonin një akt-vlerësimi tjetër për koston e rrugës, mbasi sipas koncesionarit Ndue Kola, vlera 161.5 milionë euro, nuk ishte e mjaftueshme për përfundimin e punimeve.

      Në datën 19.03.2019, dy ministret Balluku e Denaj, zbatuan urdhërin dhe nëpërmjet Akt-Vlerësimit “Estra” (zhdukur nga dosja), ndryshuan kontratën e rrugës Milot-Balldren, duke çuar koston e rrugës në 213 milionë euro pa TVSH, ose 32% më tepër, se kostoja e tretë. Do vijojë denoncimi i kësaj super-vjedhjeje, me prova të tjera dhe me shkakun e lidhjes familjare e miqësore, por edhe përfitimit, që detyrojnë 3 zonjat e (pa)drejtësisë Marku, Gjonaj e Prela, lidhur me këtë krim financiar, që po ekzekutohet nga miqtë e tyre Ndue Kola dhe Sandri “TV-Klan”-itl

  • Arrogancë kriminale. (nga paret publike) për bufonë të përgatitur nga të dyja guzhinat. Të pacipë që i bëni karshi situatës së shpartalluar ekonomike. O zot, nëse këto plehra u bënë ashtu në mënyrë prostitutive i bie që afro 5000 vlera të lëna mënjanë nga politika e ndyrë të ishin marsianë.

  • Keto jane fake news qe prodhon deshperimisht detashmenti kriminal i PeDes per te ulur imazhin e opozites parlamentare. Turp e faqja e zeze. Edhe ju blogare qe peshkoheni me krimba bythe gati per te derdhur diarrene psiqike ne blog fale edhe gazetes Dita qe eshte bere siamezi i portalit Qim Pekes.

    • Nuk eshte fake news jo
      E ka nxjerre Sajmir Tahiri
      Burimet ne Ministri kane nxjerre shkresen
      Flini mbi dafina ju qorrat e militantizmit te verber
      Ose je nga kurvat e instagramit qe.marin rroge shteti ne bodrumet e Km dhe ti

  • Plaçkitësit e Shqipërisë. Këta që janë në kalë sillen me pasurinë e popullit sikur t’ua ketë lënë i ati. Këta të rinjtë, që po presin kalin, nqs i pranojnë këta pushime, do të na mbushin me ”shpresë” se plaçkitësit do të vazhdojmë ti kemi përsëri në kurriz.

  • Edhe sikur ta miratoje qeveria kete “dhuraten” e pushimeve per deputetet e opozites ,ata vete nuk duhet ta pranojne ,sepse “opozita e rruges”do ta perdore kete si “blerje”te tyre nga qeveria!Nuk eshte e drejte dhe nu ka asnji arsye qe t’u behet kjo dhurate ketyre deputeteve qe kane bere detyren per te cilen jane zgjedhur nga partite e tyre dhe nuk besoi se secili prej tyre te jete aq i “varfer “sa te mos kete mundesi te kaloi pushimet qofte edhe ne nji nga zonat tona bregdetare, kur edhe pensioniste me pensione “pensionisti” me kursimet e tyre vjetore e mundesojne nji pushim dhjetditor ne bregdet!

  • Edhe sikur ta miratoje qeveria kete “dhuraten” e pushimeve per deputetet e opozites ,ata vete nuk duhet ta pranojne ,sepse “opozita e rruges”do ta perdore kete si “blerje”te tyre nga qeveria!Nuk eshte e drejte dhe nu ka asnji arsye qe t’u behet kjo dhurate ketyre deputeteve qe kane bere detyren per te cilen jane zgjedhur nga partite e tyre dhe nuk besoi se secili prej tyre te jete aq i “varfer “sa te mos kete mundesi te kaloi pushimet qofte edhe ne nji nga zonat tona bregdetare, kur edhe pensioniste me pensione “pensionisti” me kursimet e tyre vjetore e mundesojne nji pushim dhjetditor ne bregdet! Edhe njihere e perseris ;mos e lejoni nji gje te tille ,aq me keq qe ,sic thuhet ketu ,qe keto fonde duhet te merren nga “fondi i emergjencave” dhe emergjencat e ketij viti sapo kane filluar ;me temperaturet e larta dhe pasojat qe rrjedhin prej tyre ,por edhe per krizen enuajt ne vijim!ergjitike qe do te pasoje ne m

  • Edhe sikur ta miratoje qeveria kete “dhuraten” e pushimeve per deputetet e opozites ,ata vete nuk duhet ta pranojne ,sepse “opozita e rruges”do ta perdore kete si “blerje”te tyre nga qeveria!Nuk eshte e drejte dhe nu ka asnji arsye qe t’u behet kjo dhurate ketyre deputeteve qe kane bere detyren per te cilen jane zgjedhur nga partite e tyre dhe nuk besoi se secili prej tyre te jete aq i “varfer “sa te mos kete mundesi te kaloi pushimet qofte edhe ne nji nga zonat tona bregdetare, kur edhe pensioniste me pensione “pensionisti” me kursimet e tyre vjetore e mundesojne nji pushim dhjetditor ne bregdet! Edhe njihere e perseris ;mos e lejoni nji gje te tille ,aq me keq qe ,sic thuhet ketu ,qe keto fonde duhet te merren nga “fondi i emergjencave” dhe emergjencat e ketij viti sapo kane filluar ;me temperaturat e larta dhe pasojat qe rrjedhin prej tyre ,por edhe per krizen energjitike e ate te ujit ne muajt qe vijne!

    • Ore @Konti Sbalta , pse i poston nga 3-4 here komentet e tua ?! Pse kerkon te imponohesh , edhe se je nje cope idjoti e injoranti ? Mos kujton se i lexon kush gomarlleqet tende ? Me sa duket , duhet te jesh ne nivelin e nje idjoti , gje qe duket edhe nga pseudonimi qe i ke veshur vetes ! Ka qene shume i mencem ai i pari , qe thoshte se , sa me budalla te jete njeriu , aq me te mencem e kujton veten ! Ti je yipik i tille dhe shok ke vetem shtazen Mark Uk !

  • Vetem hallin e tyre e kane , kur jo halin e popullit! Bile per pushim per femijet jetim t’ishin kujtuar pak apo per me ringrit kamp pushimet per femijet! Jo keta kane gallin se te grabitin edhe pak nga buxheti edhe per pushime se gjithe te tjerat i kane falas gatii…
    Turp te keni e kur hajrin mos i pashit atyre pushimeve!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *