NASA po kërkon vullnetarë për një studim izolimi në hapësirë.
Ndërsa miliona njerëz në të gjithë botën presin të çlirohen përfundimisht nga karantina dhe të kthehen në jetën normale, ka shumë njerëz që janë të trishtuar nga heqja e masave të izolimit dhe bllokimit, aq shumë sa nuk duan të dalin nga shtëpia.
Pikërisht për këta njerëz ka nevojë NASA, njerëz që të rezistojnë të qëndrojnë 8 muaj të mbyllur në një laborator anije kozmike, e cila kurrë nuk do të ngrihet nga Toka, por premton se këta vullnetarë do të shijojnë përvoja të vërteta të astronautëve.
Qëllimi i testit është të studiojë efektet e bllokimit dhe izolimit afatgjatë në psikologjinë njerëzore, fiziologjinë dhe dinamikën e grupit.
Ky “mision analog” synon të mbledhë të dhëna që do të ndihmojnë NASA-n të përgatisë astronautët e ardhshëm për eksplorime të gjata në Hënë dhe Mars.
Për më shumë informacion klikoni këtu.
j.l./ dita

Une jam dakord te vete te rri jo 8 muaj po 8 vjet, mjafton te me paguajne. Nuk besoj se eshte nje sakrifice, imagjinoni o mendoi te denuarit neper burgje qe rrine me vite pa Dale e pa folle me njerez. Une po te Duan jam gati ta provoj dhe kete eksperience jete. Po te me cojne dhe ne spacio akoma me mire, eshte endrra ime e jetes.
Po sitin ku te aplikojme nuk e kini, si dhe kushtet qe duhen plotesuar per te qene pjese e grupit ekserimental te NASA. Ta provojme nje here pasi nuk kemi bere ndonje here, ndofta na ndrin illi aty se ne te tjera na ka ik per lesh.