Pushimet, disa këshilla për ata që duan të udhëtojnë vetëm

Ornela

Këtë vit doni t’i bëni pushimet për llogari tuajën. Arsyet mund të jenë nga më të ndryshmet: ndoshta për shkak se nuk keni gjetur shoqëri, ose është zgjedhje e lirë, për të rizbuluar veten ose për të rifituar kohën tuaj.

Nëse jeni në përvojat tuaja të para të këtij lloji, këtu janë disa këshilla për t’u organizuar në mënyrën më të mirë dhe për të parandaluar ndonjë shqetësim të pashmangshëm.

Ankthet më të zakonshme – Një studim i kohëve të fundit ka treguar se gratë që udhëtojnë pa shoqëri kanë disa shqetësime të përbashkëta. Më e përhapura është të bësh disa takime të pakëndshme, të cilat mund të kthehen në diçka më serioze.

Ndër masat që mund të merrni janë rregullat e zakonshme: i kushtoni vëmendje para se të jepni besimin, duke ruajtur sjelljen konfidenciale, duke u besuar instinkteve tuaja dhe duke mbajtur sytë hapur.

Një tjetër arsye shqëtesuese është të mos arrish të përshtatesh me kushtet lokale ose vështirësitë e hasura gjatë udhëtimit.

Zgjidhja e vetme është mbledhja e sa më shumë informacioneve të mundshme përpara nisjes.

Udhëtoni lehtë – Më mirë të mos ngarkoheni me shumë bagazhe: me një valixhe të vogël ju lëvizni më lirshëm dhe bini më pak në sy.

Idealja është ta menaxhoni  bagazhin me një dorë, për ta pasur tjetrën të lirë.

Kujdes edhe me çantën: duhet të ketë një mbyllje të sigurtë, një rrip të rehatshëm dhe shumë xhepa të brendshëm me zinxhirë që t’ju lejojë të gjeni çfarë keni  pa pasur nevojë të kërkoni.

Nuk duhet të mungojë një ndarje shumë e sigurt, ku mund të ruani dokumentet, kartën e kreditit dhe paratë.

Zakonet lokale – Të jeni të informuar mirë për përdorimin dhe zakonet e destinacionit tuaj, veçanërisht nëse është vend ekzotik. Për shembull, nëse vizitoni një vend shumë tradicional, shmangni veshjet shumë të ngjeshura, edhe nëse është nxehtë: zgjidhni pantallona të lirshme, këmisha me mëngë të gjata. Nëse vizitoni një vend musliman është më mirë të grumbulloni flokët dhe të mbuloheni. Është praktikë e mirë të mësoni disa fjalë në gjuhën lokale.

Jini të rezervuar – Mos i ndani planet tuaja të udhëtimit me njerëz të sapo-njohur, mos e zbuloni emrin e hotelit dhe kohën kur planifikoni të largoheni mëngjesin e ardhshëm.

Mbani kontakt me të dashurit tuaj (prindërit, një të afërm ose një mik).

Shmangni vendet që janë shumë të vetmuara dhe rrugët që duken të pasigurta, sidomos gjatë natës.

Për sigurinë tuaj – Mos vishni gjëra me vlerë.

Nëse destinacioni juaj është jashtë vendit, veçanërisht nëse destinacioni juaj është jo-europian, mund të jetë e dobishme të regjistroheni në portalin e udhëtimit të sigurt të Ministrisë së Punëve të Jashtme, në të cilën mund të gjeni informacione të dobishme për vendin ku do të vizitoni dhe rreth masave që mund të jenë të dobishme për t’u vënë në zbatim në atë vend.

Dolli – Mos e tejkaloni me pije alkoolike dhe substanca që mund t’ju bëjnë të humbni kontrollin e situatës.

Fjala e duhur: fleksibilitet – Në një udhëtim “pa rrjet” duhet të jemi krejtësisht dhe pa rezerva.

Pra, jini të kujdesshëm, por në të njëjtën kohë shijojeni udhëtimin tuaj. Në fund të fundit, nuk duhet t’i jepni llogari askujt. Kur ishte hera e fundit që ne mund të shijonim këtë luks?

o.j/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *