Pushimet, si të niseni të qetë!

editor

Pas muajsh të lodhshëm tani erdhi momenti të nisni udhëtimin më të rëndësishëm të të gjithë vitit. Keni përcaktuar destinacionin tuaj, bërë llogaritë mbi shpenzimet, përzgjedhur miqtë apo familjarët, por tani duhet të përgatiteni! Psikologët kanë menduar edhe për këtë. Ja disa nga këshillat për të nisur një udhëtim të qetë!

1.Mos lini punë të papërfunduara!Nëse keni lënë punë ende në përfundim e sipër, bëni mirë t’i mbyllni përpara se të niseni. Mendimi i gjërave të lënë pezull turbullon mendjen dhe shndërrohet në një pengesë për të shijuar relaksin.

2.Lini shtëpinë të sistemuar!

Vendi ku jetoni përfaqëson botën tuaj shpirtërore. Rregullimi i saj sistemon njëkohësisht edhe mendimet tuaja në mënyrë që kur të ktheheni, të mos vuani përfundimin e pushimeve. Kjo ju ndihmon gjithashtu për të nisur më lehtë jetën e përditshme.

3.Parashikoni të papritura!

Investimi emocional për pushimet është aq i madh sa nuk toleron ndryshimet. Për t’u nisur të qetë është e rëndësishme të imagjinoni veten në hapsira të mëdha, ndryshe nga e përditshmja. Ndihmoni veten me ndërrim veshjesh, kombinim aksesorësh, të ndryshëm nga ato që keni përdorur përpara se të niseni.

4.Plan i thjeshtë!

Pushimet tuaja duhet të jenë të thjeshta, me shumë pak pika bazë. Nisja, sistemimi, lëvizje të pakta dhe më pas rikthimi.

5.Përcaktoni domosdoshmëritë!

Valixhja juaj nuk mban vetem sende, por edhe emocionet tuaja! Kryeni një seleksionim, çka do të thotë se duhet t’a përgatitni më parë, të mos e prekni për pak ditë dhe t’i riktheheni përsëri!

6.Do të harroj!

Largoni idenë se do të harroni të merrni gjëra me rëndësi. Të gjitha ato që keni ndërmend të merrni do t’ju duken njësoj të rëndësishme! Edhe sikur të ndodhë me të vërtetë, jetojeni duke menduar, si do të ndiheshit në mungesë të tyre.

7.Paketimi.

Vendosja e objekteve në valixhen tuaj duhet planifikuar gjeometrikisht. Palosja e rrobave dhe vendosja e tyre në mënyrë lineare, shërben si një funksion anti-ankth apo evitim i ndjenjave negative. Sa më shumë sistemoni, aq më shumë mendja juaj përgatitet për përdorimin e tyre, pra me pushimet!

8.Pushimet janë relax, jo arratisje!

Mos mendoni se po arratiseni nga përditshmëria juaj. Kjo ju lidh drejtpërdrejt me kthimin dhe përfundimin e pushimeve. Vini në lëvizje fantazinë tuaj, duke gjetur një mënyrë origjinale për të ndërtuar kujtime të bukura.

9.”Keep in touch”

Braktisja e teknologjisë me të cilin jetoni çdo ditë, mund të rezultojë e dëmshme. Do të keni më shumë kohë se më parë, prandaj shfrytëzoni teknologjinë për të eksploruar botë që i keni lënë pas dore.

10.Ndani detyrat!

Nëse jeni në grup miqsh apo familjarësh, duhet patjetër të ndani detyrat! Është e rëndësishme të imagjinoni argëtimin dhe relaksin, duke përcaktuar rolin e gjithkujt. S’mund të kujdeset një person  i vetëm!

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *